Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Feth — Ajet 2 (Shqip) — Video

El-Feth • Ajet 2 nga 29 • Shqip


لِيَغْفِرَ لَكَ اللَّهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِكَ وَمَا تَأَخَّرَ وَيُتِمَّ نِعْمَتَهُ عَلَيْكَ وَيَهْدِيَكَ صِرَاطًا مُسْتَقِيمًا 2
Përkthim:
për t’i falur ty Perëndia gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të udhëzuar ty në rrugën e drejtë, El-Feth 48:2
Tefsiri:

... që Allahu të t’i falë gabimet e kaluara dhe ato të mëvonshme, ... -

Kjo erdhi - dhe Allahu e di më mirë - për shkak të veprave të shumta në bindje ndaj Allahut dhe për shkak të masës së madhe të njerëzve që përqafuan fenë e Tij. Gjithashtu, ndodhi edhe për shkak të pranimit nga ana e Profetit (a.s.) të kushteve të mekasve, gjë e cila kërkonte një durim të hekurt, të cilin e kanë veçse më të zgjedhurit e profetëve të Zotit. Fakti që Allahu i Madhëruar ia fali Profetit (a.s.) të gjitha gabimet, të shkuarat dhe të ardhmet, është një nga privilegjet më të mëdha që i janë dhuruar Muhamedit (a.s.). Përveç kësaj:

... ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje ... -

Kuptimi: Të plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje, duke ngritur lart fenë tënde, duke të dhënë epërsi mbi armiqtë dhe duke e përhapur fjalën tënde gjerësisht.

... dhe të të udhëzojë në rrugë të drejtë. ... -

Nëpërmjet këtij udhëzimi, Allahu i Madhëruar ju mundëson që të arrini lumturinë e përjetshme, duke fituar çdo të mirë dhe duke shpëtuar nga çdo e keqe.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Feth • Ajet 1 E ardhshme El-Feth • Ajet 3