Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Feth — Ajet 7 (Shqip) — Video

El-Feth • Ajet 7 nga 29 • Shqip


وَلِلَّهِ جُنُودُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَكَانَ اللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا 7
Përkthim:
Të perëndisë janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Perëndia është i Plotëfuqishëm (për t’i dënuar) dhe i Gjithëdijshëm! El-Feth 48:7
Tefsiri:

Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës. -

Allahu i Madhëruar e përsërit këtë të vërtetë, për ta përforcuar faktin se vetëm Atij i takon pushteti e sundimi i qiejve, i Tokës e gjithçka mes tyre. Nën sundimin e Tij janë të gjitha ushtritë dhe Ai do t’i ndihmojë gjithmonë ata që luftojnë për të lartësuar fenë dhe fjalën e Tij. Askush nuk mund t’i mposhtë ushtarët e Zotit, besimtarët e sinqertë të Tij, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Tashmë, Fjala Jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar, se ata, pa dyshim do të ndihmohen (nga Ne)dhe se Forcat Tona - ato me siguri do të jenë ngadhënjimtare.” [Saffat 171 - 173].

Allahu është Ngadhënjimtari e i Urti. -

E si mund të fitojë kush kundër ushtrisë së Allahut, që është El Aziz – Ngadhënjim-tari, i Fuqishmi, Krenari e Nënshtruesi i gjithçkaje?! Por Ai është edhe El Hakim - i Urti, që çdo gjë e ka krijuar me një funksion e qëllim, sipas urtësisë së Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Feth • Ajet 6 E ardhshme El-Feth • Ajet 8