Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Feth — Ajet 8 (Shqip) — Video

El-Feth • Ajet 8 nga 29 • Shqip


إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا 8
Përkthim:
Ne, me të vërtetë, të kemi dërguar ty dëshmitar dhe sihariques e paralajmërues El-Feth 48:8
Tefsiri:

Ne të dërguam ty si dëshmitar, si përgëzues dhe paralajmërues... -

Allahu i Madhëruar e dërgoi Profetin besnik, që të dëshmojë mbi ymetin e tij, rreth qëndrimit të tyre, të mirë apo të keq. Ai do të dëshmojë për fjalët dhe veprat e ymetit, për ato të saktat e të vërtetat, ashtu edhe për ato të stisurat, të kotat e të pasaktat. Ai u dërgua, gjithashtu, si dëshmues për njëshmërinë e Zotit në meritën e adhurimit dhe për atributet e Tij të plota e absolute në çdo drejtim. Përveç këtyre, Profeti (a.s.) u dërgua që të përgëzojë të gjithë ata që i binden Allahut dhe fjalës së tij, për shpërblime dhe mirësi të shumta, që kanë lidhje me dynjanë, fenë dhe ahiretin e tyre. Ndërsa për ata që nuk i binden Allahut e Profetit të Tij, ai u dërgua që t’i paralajmërojë për ndëshkimin në këtë jetë dhe në tjetrën. Që përgëzimi dhe paralajmërimi të përcillen me sukses, duhet që të tregohen dhe sqarohen të gjitha fjalët dhe veprat për të cilat ka përgëzim ose kërcënim. Profeti (a.s.) ishte qartësuesi i të mirës dhe i të keqes, i rrugës të lumturisë dhe i shkaqeve të ndëshkimit, qartësues i të vërtetës dhe të kotës. Ai e bëri këtë detyrë në formën më të plotë, pa lënë asnjë boshllëk dhe mangësi. Prandaj, pas përshkrimit të tij si dëshmu-es e përgëzues, i Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Feth • Ajet 7 E ardhshme El-Feth • Ajet 9