Besimtarët janë vëllezër. Prandaj pajtojini vëllezërit tuaj ... -
Vëllazëria është një lidhje e fortë dhe e pazgjidh-shme, që Zoti ka bërë mes besimtarëve. Çdo njeri në lindje apo perëndim të botës, që e beson drejt Allahun, melekët, librat e Tij, profetët e Tij, Ditën e Gjykimit dhe çdo gjë tjetër që duhet besuar, ai është vëlla i besimtarëve. Për këtë vëlla-zëri mes tyre, çdo musliman duhet të dëshirojë për vëllain e tij atë që dëshiron për veten e vet dhe të urrejë për vëllain e tij atë që e urren për veten e vet. Prandaj edhe Profeti (a.s.), duke treguar detyri-met e plotësimit të vëllazërisë në besim, thotë: “Mos kini smirë njëri-tjetrin, mos bëni hile ndaj njeri-tjetrit, mos urreni njëri-tjetrin dhe askush të mos bëjë tregti mbi tregtinë e vëllait të tij besimtar! Jini robër të Zotit, vëllezër të njëri-tjetrit! Besimtari është vëlla i besimtarit! Ai nuk i bën padrejtësi atij, nuk e tradhton, nuk e lë në baltë dhe nuk e përçmon atë.” Profeti, gjithashtu, ka thënë: “Besimtari për besimtarin është si ndërtesa që forcon dhe mban vetveten”, - dhe, duke thënë këtë, ka gërshetuar gishtat. Allahu dhe Profeti i Tij na kanë urdhëruar që të përpiqemi e të punojmë për të kryer detyrimet ndaj besimtarëve dhe çdo gjë tjetër që sjell harmoni, dashuri, dhemb-shuri e afrimitet mes tyre. Kështu për shembull, nëse mes disa besimtarëve ndodhin keqkuptime e konflikte, të cilat shkaktojnë urrejtje, përçarje dhe largim zemrash, besimtarët e tjerë janë të urdhëruar që t’i pajtojnë vëllezërit e tyre. Ata duhet të përpiqen me çdo mënyrë, për të larguar urrejtjen dhe përçarjen mes tyre. Pastaj Allahu i Madhëruar urdhëron për devotshmëri, për plotësim të urdhëresave dhe largim nga ndalesat, në emër të dashurisë për Të dhe si bindje, nënshtrim e madhërim të Tij. Nëse ne plotësojmë urdhrin për devot-shmëri dhe porosinë për detyrimet ndaj muslimanëve, Allahu i Lartësuar na prem-ton mëshirë. Në fund të ajetit, Ai thotë:... dhe kini frikë Allahun, që të mëshiroheni! -
Nëse të përfshin mëshira e Zotit, ke gjetur gjithë mirësinë e dynjasë dhe të ahiretit. Kjo tregon se shpërfillja e të drejtave të besimtarëve është një nga shkaqet më të mëdha të privimit nga mëshira e Allahut. Nga këto ajete nxirren edhe dobi të tjera: