Mos tallni veten tuaj ... -
Mos tejkaloni caqet, duke përmendur të metat e njëri-tjetrit! Kjo mund të bëhet me fjalë ose me veprime. Që të dyja janë haram, madje për vepruesin e tyre ka kërcënim për ndëshkim në Zjarr, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Mjerë për atë që tall e përqesh (njerëzinë),” [Humeze 1]. Vëreni me kujdes! Allahu i Madhëruar thotë: “Mos tallni veten tuaj!” Pra, vëllai besimtar duhet trajtuar si vetja. Kështu duhet të jenë besimtarët: si një trup i vetëm! Gjithashtu, nëse tall të tjerët, edhe ata do të veprojnë njëlloj me ty, e në këtë rast, njeriu është vetë shkaktar për talljen e vetvetes....e mos i vini njëri-tjetrit nofka tallëse! -
Muslimani nuk duhet ta tallë vëllain e tij duke e thirrur me nofka që ai nuk dëshiron ta thërrasin. Ky veprim është haram. Ndërsa nofkat jo fyese, të cilat njeriu i pranon, nuk hyjnë në këtë ndalesë.Sa e shëmtuar është të vësh nofka tallëse, pasi ke besuar! -
Kthimi pas në injorancë, mosbindje dhe gjynahe, pasi ke besuar dhe ke bërë vepra të mira sipas ligjit të Zotit, është diçka shumë e shëmtuar. Kjo do të thotë që përdorimi i nofkave fyese e tallëse për tjetrin është kthim në injorancën paraislame dhe një vepër e shëmtuar.Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës. -
Ky është detyrim i besimtarit musliman. Ai duhet të pendohet tek Allahu i Lartësuar dhe t’i japë hakun vëllait të tij musliman. Ai duhet t’i kërkojë falje vëllait të tij, dhe duhet t’i kërkojë falje Zotit të tij. Gjithashtu, duhet që, nëse e ka ofenduar, sharë dhe mbajtur nëpër gojë për keq vëllain musliman, tani le ta lëvdojë atë dhe të çojë në vend nderin e tij. Nga ky ajet kuptohet se njerëzit ndahen dy grupe: