Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Huxhurat — Ajet 18 (Shqip) — Video

El-Huxhurat • Ajet 18 nga 18 • Shqip


إِنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ غَيْبَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَاللَّهُ بَصِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ 18
Përkthim:
Perëndia, me të vërtetë; i di fshehtësitë e qiejve dhe Tokës. Perëndia i sheh të gjitha ato që punoni ju. El-Huxhurat 49:18
Tefsiri:

S’ka dyshim se Allahu i di të fshehtat e qiejve e të Tokës. -

Allahu është i Gjithëditur për çështjet e fshehta, që krijesat nuk i dëshmojnë dhe as i dinë. Ai e di çfarë fshihet në thellësitë e errëta të oqeanit, Ai e di çfarë fsheh nata dhe çfarë zbulon dita. Allahu di për çdo pikë shiu, madje edhe ku ajo zbret. Ai di edhe për çdo thërrmijë rëre. Allahu e di çfarë fshihen në gjokse dhe çdo çështje të fshehtë tjetër, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fsheh-tësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.” [El en’am

59

Allahu sheh gjithçka që ju punoni. -

Allahu që ju vështron në çdo gjendje e punë, do t’jua japë shpërblimin për to të plotë, ashtu siç e gjykon Ai, me mëshirën e Tij të gjerë dhe me urtësinë e Tij të madhe. Përfundoi edhe tefsiri i sures Huxhurat, me ndihmën dhe suksesin e dhuruar prej Allahut. Ty, o Allah, dhe vetëm Ty të takon lavdia! Ti je Bujari dhe Bamirësi më i madh e Mëshirëplotë!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Huxhurat • Ajet 17 E ardhshme Kaf • Ajet 1