Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 1 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 1 nga 45 • Shqip


ق ۚ وَالْقُرْآنِ الْمَجِيدِ 1
Përkthim:
Kâf. Pasha Kur’anin e madhërueshëm, Kaf 50:1
Tefsiri:

Kaf. Betohem në Kur'anin e lavdishëm. -

Allahu i Lartësuar betohet në Kur'anin e lavdishëm. Kur'ani është shumë i gjerë dhe madhështor në kuptimet dhe urtësitë që përmban. Cilësimi el mexhîd vjen nga fjala el mexhd, që do të thotë: me kuptime dhe urtësi madhëshore. Pa dyshim, fjala e Allahut të Urtë dhe të Gjithëditur është më e denja për patur cilësi të tilla. Kur'ani përmban njohuritë, dituritë dhe urtësitë e të parëve dhe të fundit. Stili i tij është më i larti dhe më i mrekullueshmi. Fjalët e tij janë më të plotat dhe më shprehëset. Kuptimet dhe urtësitë e tij janë më të bukurat dhe më gjithëpërfshirëset. Tërë këto cilësi të bëjnë që ta besosh dhe ta pasosh plotësisht dhe pa u vonuar udhëzimin e tij. Ato të bëjnë që të nën-shtrohesh, për të zbatuar me përunjësi çdo porosi të tij. Ato, gjithashtu, të nxisin që ta lavdërosh dhe t’i shprehësh mirënjohjen maksimale Atij që i dhuroi, Allahut të Madhëruar. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk i çmojnë dhuratat dhe mirësitë që Zoti u dhuron dhe nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Huxhurat • Ajet 18 E ardhshme Kaf • Ajet 2