Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Huxhurat — Ajet 2 (Shqip) — Video

El-Huxhurat • Ajet 2 nga 18 • Shqip


يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَرْفَعُوا أَصْوَاتَكُمْ فَوْقَ صَوْتِ النَّبِيِّ وَلَا تَجْهَرُوا لَهُ بِالْقَوْلِ كَجَهْرِ بَعْضِكُمْ لِبَعْضٍ أَنْ تَحْبَطَ أَعْمَالُكُمْ وَأَنْتُمْ لَا تَشْعُرُونَ 2
Përkthim:
O ju që keni besuar! Mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos bisedoni me të me zë të lartë, ashtu si flitni zëshëm njëri me tjetrin, në mëhyrë që mos t’u humbin veprat tuaja – e që ju të mos i hetoni. El-Huxhurat 49:2
Tefsiri:
O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos iu drejtoni atij me zë të lartë, sikurse i drejtoheni njëri-tjetrit e kështu t’ju asgjësohen veprat tuaja pa e ndier! -

Ky është një urdhër për edukatën që duhet të kenë besimtarët me Profetin e Allahut, në mënyrën e komunikimit me të.Kush bisedonte me Profetin (a.s.) nuk duhej ta ngrinte zërin më lart se Profeti (a.s.), por t’i drejtohej atij me zë të ulët, me edukatë, butësi e nderim të thellë, ashtu sikur u flitet njerëzve të mëdhenj, të nderuar e të respektuar. Me Profetin nuk duhej të silleshin njëlloj si me njëri-tjetrin, por me edukatë të veçantë, ashtu sikurse e meriton një profet nga ymeti i tij. Ymeti e ka detyrë që ta besojë plotësisht profetin e vet. Ai e ka detyrë, gjithashtu, që ta dojë Zotin dhe profetin e Tij më shumë se çdo gjë tjetër. Ashtu sikurse e ka detyrë besimin dhe dashurinë për Profetin, ashtu e ka detyrë edhe edukatën e lartë me të. Mosplotësimi i këtij detyrimi sjell asgjësimin e punëve të robit, pa e ndier dhe kuptuar. Nga ana tjetër, edukata me të sjell shpërblime të mëdha dhe pranim të veprave nga Allahu i Madhëruar.Këto fjalë u drejtoheshin në mënyrë tëdrejtpërdrejtë bashkëkohësve të Profetit.Ndërsa për ne sot, ajeti është urdhër përedukatë të lartë në mënyrën e trajtimit tëtraditës dhe figurës së Profetit (a.s.).
Shko te videoja e plotë e sures