Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Huxhurat — Ajet 3 (Shqip) — Video

El-Huxhurat • Ajet 3 nga 18 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ يَغُضُّونَ أَصْوَاتَهُمْ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ أُولَٰئِكَ الَّذِينَ امْتَحَنَ اللَّهُ قُلُوبَهُمْ لِلتَّقْوَىٰ ۚ لَهُمْ مَغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ عَظِيمٌ 3
Përkthim:
Me të vërtetë, ata që ulin zërin para (në prezencën e) Pejgamberit të Perëndisë – e ata janë (ata), zemrat e të cilëve Perëndia i ka kalitur për besim. Për ta ka falje dhe shpërblim të madh. El-Huxhurat 49:3
Tefsiri:
Me të vërtetë, ata që e ulin zërin pranë të Dërguarit të Allahut, Allahu ua ka sprovuar zemrën për të parë devotshmërinë. Për ta ka falje gjynahesh dhe shpërblim të madh. -

Këtu Allahu i Lartësuar i lëvdon ata të cilët e ulin zërin e tyre kur janë te Profeti (a.s.). Allahu i vuri në provë zemrat e tyre, pas përfundimit të së cilës zemrat e tyre dolën të qëndrueshme dhe të denja për t’u pajisur me devotshmëri. Më pas, Allahu i Lartësuar u premton atyre falje për gjynahet dhe mangësitë e tyre, që nënkupton siguri nga çdo e keqe dhe shpërblim shumë të madh, realitetin e të cilit mund ta dijë veçse Ai, Allahu i Madhëruar. Shpërblim i madh do të thotë arritja e gjithçkaje të dashur dhe të synuar. Ky ajet dëshmon se Allahu i Madhëruar i provon zemrat, duke i vënë përballë urdhrash që duhen zbatuar, përballë ndalesash që duan respektim, si dhe përballë fatkeqësish që duan durim, të shoqëruar me kënaqësi për caktimin e Tij. Çdokush që përqendrohet dhe i qëndron besnik përherë porosive të Allahut, synon kënaqësinë e Tij dhe garon për vepra të mira, duke u dhënë atyre përparësi kundrejt dëshirave të tij të devijuara, me të vërtetë quhet besnik dhe i denjë për t’u pajisur me takua. Në të kundërt, kuptohet se ai nuk bën për këtë gradë të lartë.
Shko te videoja e plotë e sures