Sureja El-Huxhurat (Dhoma — الحجرات) (Ajet 10)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




49 El-Huxhurat(الحجرات), Ajet 10

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ 10 ١٠

Me të vërtetë, muslimanët janë vëllezër, andaj pajtoni vëllezërit tuaj në mes vete dhe druajuni Perëndisë, për t’u mëshiruar ju. (10)

Tefsiri

Besimtarët janë vëllezër. Prandaj pajtojini vëllezërit tuaj ... -

Vëllazëria është një lidhje e fortë dhe e pazgjidh-shme, që Zoti ka bërë mes besimtarëve. Çdo njeri në lindje apo perëndim të botës, që e beson drejt Allahun, melekët, librat e Tij, profetët e Tij, Ditën e Gjykimit dhe çdo gjë tjetër që duhet besuar, ai është vëlla i besimtarëve. Për këtë vëlla-zëri mes tyre, çdo musliman duhet të dëshirojë për vëllain e tij atë që dëshiron për veten e vet dhe të urrejë për vëllain e tij atë që e urren për veten e vet. Prandaj edhe Profeti (a.s.), duke treguar detyri-met e plotësimit të vëllazërisë në besim, thotë: “Mos kini smirë njëri-tjetrin, mos bëni hile ndaj njeri-tjetrit, mos urreni njëri-tjetrin dhe askush të mos bëjë tregti mbi tregtinë e vëllait të tij besimtar! Jini robër të Zotit, vëllezër të njëri-tjetrit! Besimtari është vëlla i besimtarit! Ai nuk i bën padrejtësi atij, nuk e tradhton, nuk e lë në baltë dhe nuk e përçmon atë.” Profeti, gjithashtu, ka thënë: “Besimtari për besimtarin është si ndërtesa që forcon dhe mban vetveten”, - dhe, duke thënë këtë, ka gërshetuar gishtat. Allahu dhe Profeti i Tij na kanë urdhëruar që të përpiqemi e të punojmë për të kryer detyrimet ndaj besimtarëve dhe çdo gjë tjetër që sjell harmoni, dashuri, dhemb-shuri e afrimitet mes tyre. Kështu për shembull, nëse mes disa besimtarëve ndodhin keqkuptime e konflikte, të cilat shkaktojnë urrejtje, përçarje dhe largim zemrash, besimtarët e tjerë janë të urdhëruar që t’i pajtojnë vëllezërit e tyre. Ata duhet të përpiqen me çdo mënyrë, për të larguar urrejtjen dhe përçarjen mes tyre. Pastaj Allahu i Madhëruar urdhëron për devotshmëri, për plotësim të urdhëresave dhe largim nga ndalesat, në emër të dashurisë për Të dhe si bindje, nënshtrim e madhërim të Tij. Nëse ne plotësojmë urdhrin për devot-shmëri dhe porosinë për detyrimet ndaj muslimanëve, Allahu i Lartësuar na prem-ton mëshirë. Në fund të ajetit, Ai thotë:

... dhe kini frikë Allahun, që të mëshiroheni! -

Nëse të përfshin mëshira e Zotit, ke gjetur gjithë mirësinë e dynjasë dhe të ahiretit. Kjo tregon se shpërfillja e të drejtave të besimtarëve është një nga shkaqet më të mëdha të privimit nga mëshira e Allahut. Nga këto ajete nxirren edhe dobi të tjera:

1 Lufta mes besimtarëve bie ndesh me vëllazërinë e tyre në besim, prandaj konsiderohet si një nga gjynahet më të mëdha.

2 Vëllazëria në Islam nuk asgjësohet tërësisht, edhe nëse mes besimtarëve ka luftë e vrasje. Allahu i Madhëruar i quan ata besimtarë kur thotë: “Nëse dy grupe besimtarësh luftojnë mes njëri-tjetrit...”. Pra, ata vazhdojnë të jenë besimtarë muslimanë dhe mes tyre qëndron ende lidhja e besimit, por ata kanë rënë në një gjynah shumë të madh. Po kështu trajtohet çdo gjynah i madh, poshtë idhujtarisë e mohimit të Zotit: vepruesi i tyre nuk del nga Islami. Vepruesi i gjynaheve, veç shirkut e kufrit, konsidero-het si vëlla në Islam, por është i rrezikuar nga ndëshkimi për gjynahet e tij. Ky është besimi i pasuesve të Traditës profetike dhe i Xhematit.

3 Rregullimi i marrëdhënieve mes muslimanëve dhe pajtimi i tyre, duke respektuar drejtësinë, është detyrë që duhet plotësuar.

4 Në rast konflikti mes muslimanëve është detyrë lufta kundër palës që nuk pranon të ulet në bisedime për vendosjen e drejtësisë sipas ligjit të Zotit dhe porosi-ve të Profetit të Tij, derisa ata të nën-shtrohen. Nëse ata gjykojnë jo me ligjin e Zotit, por propozojnë ndonjë zgjidhje e cila nuk mund të pranohet fetarisht, Ajo refuzohet e u kthehet mbrapsht.

5 Ajeti lejon që t’i luftojmë ata muslima-në që nuk shtrohen për të gjykuar sipas ligjit të Zotit në konfliktet e tyre, ndoshta edhe t’i vrasim ata, por nuk na lejohet të prekim gjë prej pasurive të tyre. Pra, edhe pse na është lejuar luftimi e vrasja e tyre, kur e drejta arrihet veçse në këtë mënyrë, përsëri pasuritë e tyre janë të paprekshme, sepse ata vazhdojnë të trajtohen si muslimanë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë