Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Huxhurat — Ajet 4 (Shqip) — Video

El-Huxhurat • Ajet 4 nga 18 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ يُنَادُونَكَ مِنْ وَرَاءِ الْحُجُرَاتِ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ 4
Përkthim:
Me të vërtetë, ata që të thërrasin ty pas (mureve) të dhomave (tuaja), shumica e tyre nuk mendojnë. El-Huxhurat 49:4
Tefsiri:

Sa u përket atyre që të thërrasin nga jashtë mureve, shumica nuk kanë logjikë. -

Këto ajete erdhën për shkak të një grupi beduinësh, që shkuan te Profeti (a.s.). Prej vrazhdësisë së tyre, Allahu i Lartësuar i përshkruan ata si njerëzit më të prirur për të mos i njohur dhe zbatuar porositë dhe kufijtë e Tij. Kështu, ky grup beduinësh vajti në Medinë, dhe pastaj drejt e te shtëpia e Profetit (a.s.). Atje nuk pritën fare që ai të dilte vetë në pritje të tyre, por u afruan te porta dhe filluan ta thërrisnin: “O Muhamed, o Muha-med!”. Për këtë shkak, Allahu i Lartësuar i qortoi dhe i quajti njerëz pa logjikë. Ata ende nuk ishin pajisur me edukatën e duhur kundrejt Profetit, siç kishte porosi-tur Allahu i Madhëruar. Edukata e mirë është shenjë e logjikës dhe arsyes së shë-ndoshë. Nëse dikujt i jepet moral i mirë, i është dhënë edhe arsyetim i mirë, dhe kjo tregon se Allahu dëshiron të mirën për të. Më pas, i Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Huxhurat • Ajet 3 E ardhshme El-Huxhurat • Ajet 5