Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 105 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 105 nga 120 • Shqip


يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا عَلَيْكُمْ أَنْفُسَكُمْ ۖ لَا يَضُرُّكُمْ مَنْ ضَلَّ إِذَا اهْتَدَيْتُمْ ۚ إِلَى اللَّهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًا فَيُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ 105
Përkthim:
O besimtarë! Ruajuni! Kur të gjendeni në rrugën e vërtetë, nuk do t’ju dëmtojë ai që është i humbur. Te Perëndia të gjithë do të ktheheni, e do t’ju lajmërojë për atë që keni punuar. El-Maide 5:105
Tefsiri:

O ju që keni besuar! Ruajeni veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse ju jeni në rrugë të drejtë... -

Pra, përpiquni që ta pastroni veten tuaj! Punoni që ta disiplinoni veten tuaj, që ajo t’i nënshtrohet rrugës së drejtë. Nëse ju rregulloni veten tuaj, atëherë ju nuk mund të dëmtoheni nga ata që kanë devijuar prej rrugës së drejtë. Ata dëmtojnë veçse veten e vet. Ky ajet nuk duhet kuptuar gabim. Dikush mund të mendojë se ai të thotë që urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga të këqijat nuk është ndonjë gjë e domosdoshme. Por ky është një mendim i gabuar, sepse që feja e robit të jetë e plotë, duhet që ai të kryejë edhe detyrën e urdhërimit për të mirë dhe të ndalimit nga e keqja. Nëse nuk ka mundësi që të ndalojë të keqen dhe të urdhërojë për të mira me vepra dhe me fjalë, kjo nuk është e pamundur që të kryhet me zemër. Nëse e bën me zemrën e tij, atë nuk ka për ta dëmtuar humbja e të devijuarve.

Tek Allahu do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’ju tregojë se çfarë keni punuar. -

Përfundimi juaj është tek Ai, para të Cilit do të grumbulloheni Ditën e Gjykimit. Ai do t’ju llogarisë dhe shpërblejë për veprat që keni bërë, të mira apo të këqija.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 104 E ardhshme El-Maide • Ajet 106