Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 106 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 106 nga 120 • Shqip


يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا شَهَادَةُ بَيْنِكُمْ إِذَا حَضَرَ أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ حِينَ الْوَصِيَّةِ اثْنَانِ ذَوَا عَدْلٍ مِنْكُمْ أَوْ آخَرَانِ مِنْ غَيْرِكُمْ إِنْ أَنْتُمْ ضَرَبْتُمْ فِي الْأَرْضِ فَأَصَابَتْكُمْ مُصِيبَةُ الْمَوْتِ ۚ تَحْبِسُونَهُمَا مِنْ بَعْدِ الصَّلَاةِ فَيُقْسِمَانِ بِاللَّهِ إِنِ ارْتَبْتُمْ لَا نَشْتَرِي بِهِ ثَمَنًا وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَىٰ ۙ وَلَا نَكْتُمُ شَهَادَةَ اللَّهِ إِنَّا إِذًا لَمِنَ الْآثِمِينَ 106
Përkthim:
O besimtarë! – kur t’ju afrohet vdekja, me rastin e dhënies së testamentit, le të dëshmojnë dy të drejtë prej jush, ose dy të tjerë që nuk janë prej jush – nëse gjendeni në rrugë dhe u duken shenjat e vdekjes. E, nëse dyshoni në ta, mbani ata pas namazit dhe le të betohen në Perëndinë. “Na nuk do ta shesim betimin me kurrfarë çmimi, edhe nëse është fjala për çfarëdo të afërmi, dhe dëshminë që na urdhëron Perëndia nuk do ta fshehim, sepse, atëherë, do të ishim, me të vërtetë mëkatarë”. El-Maide 5:106
Tefsiri:
O ju që keni besuar! Kur t'i afrohet vdekja ndonjërit prej jush, ndërsa jeni duke udhëtuar nëpër botë, dëshmia për testamentin, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj,... -

Allahu i Lartësuar na mëson se si duhet të veprojmë kur na shfaqen shenjat e vdekjes gjatë ndonjë udhëtimi dhe duhet të lëmë testament. Së pari, Ai na urdhëron që të marrim dëshmitarë. Pra, nëse njeriu i ndien këto shenja dhe krijon bindje se është duke vdekur, atëherë është deyrim për të që të shkruajë një testament dhe të marrë dy dëshmitarë të drejtë, të cilëve u pranohet dëshmia, për të vërtetuar testamentin.

...ose dy të tjerë jo prej jush... -

Domethënë, që nuk janë muslimanë, por janë çifutë, të krishterë ose të tjerë. Kjo lejohet kur është e nevojshme dhe nuk ka dëshmitarë muslimanë. Kështu veprohet gjatë udhëtimeve, kur befasohemi me vdekjen. Në këtë situatë, fjala e të tillë dëshmitarëve është e pranueshme, prandaj i Lartësuari nuk e përsërit urdhrin për t’i marrë si dëshmitarë. Megjithatë, prej tyre duhet që të merret fjala që do të dëshmojnë me drejtësi. Thotë i Madhëruari:

Nëse dyshoni, i ndalni ata të dy pas namazit dhe le të betohen në Allahun

(duke thënë): “Ne nuk do ta shesim betimin në Allahun për asnjë çmim, edhe sikur të jetë fjala për çfarëdo të afërmi dhe dëshminë që na urdhëron Allahu nuk do ta fshehim kurrë, sepse atëherë do të ishim gjynahqarë.” -

Dëshmitarët kapen pas namazit të ikindisë, të cilin e respektojnë, dhe bëhen që të betohen se do të thonë të drejtën dhe nuk do ta tjetërsojnë dëshminë. Ata duhet të thonë: Ne nuk do ta shesim betimin në Allah për asnjë çmim, edhe sikur të jetë fjala për çfarëdo të afërmi. Me fjalë të tjera, nuk do të gënjejmë për hir të ndonjë interesi të dynjasë, qoftë edhe sikur të bëhet fjalë për ndonjë të afërm. Kurrë nuk do të fshehim dëshminë e vërtetë, por do ta sjellim ashtu sikurse e kemi dëgjuar. Nëse e ndryshojmë dëshminë e vërtetë, atëherë do të jemi gjynahqarë. Nëse, nëpërmjet hetimit të fakteve, zbulohet se ata kanë gënjyer, atëherë le të dëshmojnë dy të tjerë, sikurse thotë i Madhëruari:
Shko te videoja e plotë e sures