Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 107 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 107 nga 120 • Shqip


فَإِنْ عُثِرَ عَلَىٰ أَنَّهُمَا اسْتَحَقَّا إِثْمًا فَآخَرَانِ يَقُومَانِ مَقَامَهُمَا مِنَ الَّذِينَ اسْتَحَقَّ عَلَيْهِمُ الْأَوْلَيَانِ فَيُقْسِمَانِ بِاللَّهِ لَشَهَادَتُنَا أَحَقُّ مِنْ شَهَادَتِهِمَا وَمَا اعْتَدَيْنَا إِنَّا إِذًا لَمِنَ الظَّالِمِينَ 107
Përkthim:
Nëse hetohet se ata dy dëshmues kanë bërë mëkat, atëherë dy të tjerë do t’i zëvendësojnë ata të dy, nga ata që u është bërë padrejtësi, e këta dy do të betohen në Perëndinë (duke thënë): “Dëshmia jonë është gjithsesi më e drejtë se dëshmia e atyre dyve dhe na nuk i kemi kaluar kufijt. Sepse, atëherë, ne do të ishim zullumqarë”. El-Maide 5:107
Tefsiri:
Por nëse zbulohet se ata të dy vërtet e kanë shkelur betimin, atëherë merren dy të tjerë prej atyre që kanë më shumë meritë, të cilët duhet të betohen në Allahun

(duke thënë): “Pa dyshim, dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e atyre të mëparshmëve. Ne nuk po gënjejmë, sepse përndryshe do të ishim nga të padrejtët. -

Pra, le të dëshmojnë dy burra nga të afërmit e të ndjerit, sa më të afërt të jetë e mundur. Ata duhet të betohen se dëshmia e tyre është më e vërtetë dhe më parësore të pranohet. Duhet të betohen, gjithashtu, se dy të parët kanë gënjyer dhe se dëshmia e tyre është më e pranueshme. Ata duhet të thonë se, nëse gënjejnë, atëherë qofshin prej zullumqarëve. Në vijim, Allahu i Lartësuar tregon urtësinë e kësaj dëshmie nga të afërmit e të ndjerit, nëse dy dëshmitarët e parë kanë gënjyer. Ai thotë:
Shko te videoja e plotë e sures