Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَاطِرُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ جَعَلَ لَكُمْ مِنْ أَنْفُسِكُمْ أَزْوَاجًا وَمِنَ الْأَنْعَامِ أَزْوَاجًا ۖ يَذْرَؤُكُمْ فِيهِ ۚ لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ ۖ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ
Krijuesi i qiejve dhe i Tokës! Ai prej jush ka krijuar çifte për ju – e krijoi çifte edhe prej shtazëve – që kështu t’ju shumëzojë. Asgjë nuk i shembëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha. (11)
Ai është Krijuesi i qiejve e i tokës. -
Allahu është Shpikësi dhe Krijuesi i tyre, me pushtetin, dëshirën dhe urtësinë e Tij.Nga lloji juaj Ai krijoi për ju bashkëshorte ... -
Kuptimi: Allahu krijoi për ju bashkëshorte, që të gjeni qetësi dhe prehje në to, që prej jush të vijnë pasardhës e plot mirësi të tjera....edhe nga kafshët krijoi çifte. ... -
Të gjitha llojet e kafshëve Allahu i krijoi çift, mashkull dhe femër, që ato të shtohen dhe t’u bëjnë dobi njerëzve. Allahu i Lartësuar thotë se kafshët i krijoi për ne. Pra, qëllimi i ekzistencës së tyre është thjesht për të mirën dhe dobinë tonë.... që t’ju shumojë. -
Allahu i Lartësuar i krijoi njerëzit dhe kafshët çift, që mirësitë të shtohen sa më shumë.Nuk ka të ngjashëm me Të. -
Asgjë nuk i shëmbëllen Allahut të Lartësuar. Asnjë krijesë nuk është si Ai dhe nuk i përgjan Atij, as në Qenien e Tij, as në emrat, as në cilësitë dhe as në veprat e Tij. Emrat e Allahut janë të gjithë të bukur, ndërsa cilësitë e Tij janë absolutisht të larta dhe tregojnë madhështinë e Tij. Nëpërmjet veprave të Tij, Allahu i Lartësuar i solli në ekzistencë krijesat pa pasur nevojë për askënd. Ai nuk ka nevojë për shoqërues dhe ndihmës. Allahu nuk ka të ngjashëm, sepse Ai është i Vetëm dhe absolutisht i Plotë në çdo aspekt.Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi. -
Allahu është Semîun - Dëgjuesi i të gjitha zërave, në të gjitha gjuhët, kur ato luten për çdo nevojë. Ai është Baŝîr - Gjithëshikuesi absolut. Ai sheh edhe gjurmët e milingonës së zezë, kur ajo ecën mbi një shkëmb gjatë natës së errët. Ai sheh se si depërton ushqimi në trupat e krijesave më të vogla. Ai sheh edhe lëvizjen e ujit nëpër enët më të vogla të trupit. Ky ajet dëshmon për saktësinë e Ehli Suneti uel Xhemah në besimin e tyre për emrat dhe cilësitë e Zotit. Ata pohojnë për Zotin çdo emër dhe cilësi të Tij, që Ai e ka pohuar për Veten e Tij dhe që Muhamedi (a.s.) e ka pohuar për Të. Por, nga ana tjetër, ata mohojnë përgjasimin apo shëmbëllimin e emrave dhe cilësive të Tij me emrat dhe cilësitë e krijesave. Ata i besojnë emrat dhe cilësitë e Tij, por besojnë se asnjë krijesë nuk i përngjet apo i shëmbëllen Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë