Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 119 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 119 nga 120 • Shqip


قَالَ اللَّهُ هَٰذَا يَوْمُ يَنْفَعُ الصَّادِقِينَ صِدْقُهُمْ ۚ لَهُمْ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ۚ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ۚ ذَٰلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ 119
Përkthim:
Perëntia thotë: “Kjo është Dita, në të cilën, të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshtet, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Perëndia është i kënaqur me ta; dhe ata janë të kënaqur me Te. Kjo është fitorja e madhe!” El-Maide 5:119
Tefsiri:

Allahu thotë: “Kjo është dita kur të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. -

Të sinqertët ose të vërtetët (el sadikun)janë ata, qëllimi, fjalët dhe veprat e të cilëve janë në përputhje me porositë e Zotit dhe për të kënaqur Atë. Ata janë udhëzuar në rrugën e drejtë dhe me qëndrueshmëri vazhdojnë në këtë rrugë. Ditën e Gjykimit, këta do të gjejnë frytet e këtij qëndrimi të mirë. Atë ditë, Allahu do t’i nderojë ata me grada të larta pranë Tij, në kopshtet e mirësisë, siç thotë më pas:Atyre u takojnë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky është shpëtimi i madh. -

Ndërsa gënjeshtarët do të jenë në një gjendje krejt të kundërt me të sinqertët. Ata do të ballafaqohen me pasojat e trillimeve të tyre po atë ditë.
Shko te videoja e plotë e sures