Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 120 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 120 nga 120 • Shqip


لِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا فِيهِنَّ ۚ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ 120
Përkthim:
Të Perëndisë janë pushteti mbi qiej dhe mbi Tokë dhe çka gjendet në To. Ai është i pushtetshëm për çdo gjë. El-Maide 5:120
Tefsiri:

Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçka që është ndërmjet tyre. Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. -

Allahut i takon mbretërimi dhe sundimi i qiejve dhe tokës, sepse Ai është Krijuesi i tyre. Ai kujdeset për mbarëvajtjen e tyre, nëpërmjet ligjeve të Tij të krijimit dhe funksionimit të gjërave. Është Ai që vendos rregullat dhe ligjet që dëshiron për ne. Është Ai, gjithashtu, i vetmi të Cilit i takon të llogarisë dhe shpërblejë krijesat me drejtësi. Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka. Asgjë nuk del jashtë pushtetit dhe vullnetit të Allahut. Gjithçka i nënshtrohet dëshirës dhe ligjeve të Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 119 E ardhshme El-En'am • Ajet 1