Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 1 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 1 nga 165 • Shqip


الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَجَعَلَ الظُّلُمَاتِ وَالنُّورَ ۖ ثُمَّ الَّذِينَ كَفَرُوا بِرَبِّهِمْ يَعْدِلُونَ 1
Përkthim:
Qoftë lavdëruar Perëndia që krijoi qiejtë dhe Tokën, e themeloi errësirat dhe dritën. E, ata që nuk besojnë, (përsëri) – me Zotin e tyre krahasojnë zotëra. El-En'am 6:1
Tefsiri:

Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, që krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri errësirat dhe dritën. -

Ky është lavdërim i Allahut të Lartësuar, me atributet madhështore të Tij, duke përmendur posaçërisht krijimin e qiejve dhe të Tokës, të cilat janë treguese të pushtetit, diturisë dhe mëshirës së Tij të gjerë. Ato dëshmojnë për urtësinë gjithëpërfshirëse dhe për njëshmërinë e Tij në fuqinë dhe zotësinë për të krijuar, si edhe për t’u kujdesur mbi çështjet e krijesave. Allahu e lavdëron Veten edhe për krijimin e dritës dhe të errësirave. Është Ai që ka vendosur errësirat dhe dritën. Këtu është fjala si për errësirën dhe dritën fizike, për shembull nata dhe dita, ashtu edhe për ato konceptuale, si errësirat e injorancës, dyshimeve, idhujtarisë, poshtërsive, mosbindjes, pakujdesisë etj., dhe drita e imanit, e diturisë së vërtetë dhe e bindjes ndaj Allahut të Madhëruar. Kjo tregon se Allahu është i vetmi që meriton adhurimin, i vetmi që meriton përkushtimin e sinqertë.

Megjithatë, mohuesit sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre. -

Ata konsiderojnë zota të tjerë si të barabartë me Allahun, duke iu përkushtuar atyre me adhurime. Ata adhurojnë krijesat njëlloj si Allahun, edhe pse krijesat nuk mund të krahasohen kurrë me Allahun e Madhërishëm, i Cili është absolut në çdo drejtim. Të krijuarit janë të varfër, të dobët, të mangët dhe nevojtarë në çdo aspekt.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 120 E ardhshme El-En'am • Ajet 2