Allahu dërgoi një sorrë, e cila gërmonte në dhé, për t’ia treguar atij se si ta mbulonte trupin e të vëllait. -
Sorra gërmonte në tokë për të groposur një sorrë tjetër të ngordhur, për t’i treguar në këtë mënyrë atij se si ta varroste dhe mbulonte trupin e vëllait të tij të vdekur. Kur flet për trupin e të vdekurit, Allahu i Lartësuar thotë: “për t’i treguar atij se si ta mbulojë trupin (seuete) e vëllait”. Fjala ‘seuete’ do të thotë ‘vend i turpshëm’. Kjo tregon se trupi i vdekur është si auret, prandaj duhet mbuluar.Ai tha: “I mjeri unë! Nuk qeshë i aftë as edhe sa kjo sorrë e ta mbuloja trupin e
(vdekur të)vëllait tim?” Ashtu mbeti i dëshpëruar. -
Ky është gjithmonë fundi i krimeve: trishtim, dëshpërim dhe humbje.