Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 30 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 30 nga 120 • Shqip


فَطَوَّعَتْ لَهُ نَفْسُهُ قَتْلَ أَخِيهِ فَقَتَلَهُ فَأَصْبَحَ مِنَ الْخَاسِرِينَ 30
Përkthim:
Vetja e tij e nxiti në vrasjen e të vëllait, dhe e mbyti. Kështu, ai u bë njëri nga të humburit. El-Maide 5:30
Tefsiri:

Egoizmi e nxiti atë për vrasjen e të vëllait. Ai e vrau atë dhe kështu u bë prej të humburve. -

Domethënë, ai u bë prej njerëzve që shkatërruan dynjanë dhe ahiretin e tyre. Madje, ai u bë shembulli i keq për çdo vrasës që do të vinte më pas, dhe dihet shumë mirë se: çdokush që sjell një traditë të keqe, atij i takon gjynahu i asaj tradite dhe gjynahu i të gjithë atyre që punojnë sipas saj, deri në Ditën e Gjykimit. Është transmetuar një hadith i saktë, që thotë se: “Çdokush që vret padrejtësisht, një pjesë e gjynahut të tij do të rëndojë edhe mbi birin e parë të Ademit, sepse ai ishte i pari që kreu vrasjen.” Pasi vrau të vëllanë, ai nuk dinte si të vepronte me të, sepse ai ishte i pari prej fëmijëve të Ademit që pa vdekjen. Atëherë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 29 E ardhshme El-Maide • Ajet 31