Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 29 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 29 nga 120 • Shqip


إِنِّي أُرِيدُ أَنْ تَبُوءَ بِإِثْمِي وَإِثْمِكَ فَتَكُونَ مِنْ أَصْحَابِ النَّارِ ۚ وَذَٰلِكَ جَزَاءُ الظَّالِمِينَ 29
Përkthim:
Unë preferoj që ti të kthehesh me mëkatin tim dhe me mëkatin tënd (për vrasjen time dhe për kundrështimin tënd); e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. E, ky është ndëshkimi i zullumqarëve”. El-Maide 5:29
Tefsiri:
“Unë dua që ti të bartësh barrën e gjynahut tim dhe të gjynahut tënd e kështu të bëhesh prej banorëve të Zjarrit. Ai është dënimi i keqbërsve”. -

Kuptimi: Nëse çështja shkon deri atje sa të kem vetëm dy mundësi: o të bëhem vrasës, o viktimë, unë zgjedh që të bëhem viktimë. Kështu, ti do të ngarkohesh edhe me gjynahun tim, përveç tëndit, dhe do të bëhesh nga banorët e Zjarrit. Ky është shpërblimi për zullumqarët. Kjo tregon se vrasja është një nga gjynahet e mëdha dhe shkak për futjen në Zjarr. Por as këto fjalë nuk e sprapsën tjetrin. Ai e ushqeu vazhdimisht dëshirën për vrasjen e vëllait, edhe pse ligji i Zotit dhe natyra e pastër njerëzore kërkon të kundërtën, pra, nderimin dhe mëshirën për të.
Shko te videoja e plotë e sures