Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 28 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 28 nga 120 • Shqip


لَئِنْ بَسَطْتَ إِلَيَّ يَدَكَ لِتَقْتُلَنِي مَا أَنَا بِبَاسِطٍ يَدِيَ إِلَيْكَ لِأَقْتُلَكَ ۖ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ رَبَّ الْعَالَمِينَ 28
Përkthim:
Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë në të vërtetë nuk do ta ngre dorën në ty që të të vras. Dhe unë me të vërtetë, i druaj Perëndisë, Zotit të gjithësisë. El-Maide 5:28
Tefsiri:

“Nëse ti e zgjat mbi mua dorën tënde për të më vrarë, unë kurrë nuk kam për ta zgjatur mbi ty dorën time për të të vrarë,” -

E gjitha kjo, jo sepse ishte frikacak apo i paaftë që të mbrohej, por për një arsye shumë të fortë:

“...sepse unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve.” -

Dhe, pa dyshim, ai që i frikësohet Allahut kurrësesi nuk i afrohet dhe as merr guximin të kryejë gjynahe ndaj Tij, e sidomos gjynahe të mëdha, sikurse është marrja e jetës së tjetrit pa të drejtë. Ky ajet është një kërcënim i hapur për këdo që synon të kryejë vrasje. Ai është porosi që njeriu të ketë frikë Zotin në veprat e tij dhe të druhet nga ndëshkimi i Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 27 E ardhshme El-Maide • Ajet 29