Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 27 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 27 nga 120 • Shqip


وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ ابْنَيْ آدَمَ بِالْحَقِّ إِذْ قَرَّبَا قُرْبَانًا فَتُقُبِّلَ مِنْ أَحَدِهِمَا وَلَمْ يُتَقَبَّلْ مِنَ الْآخَرِ قَالَ لَأَقْتُلَنَّكَ ۖ قَالَ إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّهُ مِنَ الْمُتَّقِينَ 27
Përkthim:
Tregoju (o Muhammed!) saktësisht atyre (popullit tënd) ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata therrën kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Tha – njëri: “Tu gjithsesi do të mbysë”. Tjetri tha: “Perëndia pranon (kurbanin) vetëm prej atij që ruhet prej mëkatesh. El-Maide 5:27
Tefsiri:

Lexoju

(o Muhamed!)

atyre me vërtetësi ngjarjen e dy djemve të Ademit,... -

Tregoju me vërtetësi njerëzve ndodhinë mes bijve të Ademit. Lexojua atyre, që të nxjerrin mësime ata që dinë të nxjerrin mësime. Kjo është një histori e vërtetë, e jo gënjeshtër, është e rëndësishme, jo lojë. Nga ajeti kuptohet se bëhet fjalë për dy djemtë e lindur drejtpërdrejt nga Ademi a.s. Ky është mendimi i shumicës së mufesirin-ëve. Lexoju, pra, ngjarjen e atyre të dyve, kur ata afruan nga një kurban për Allahun e Lartësuar:

...kur të dy flijuan nga një kurban. Njërit iu pranua kurbani, ndërsa tjetrit nuk iu pranua. Ai i tha tjetrit: “Unë do të të vras ty”. -

Pra, secili prej tyre nxori një pjesë të pasurisë së vet, me qëllimin për t’iu afruar Allahut të Lartësuar. Por me një shenjë nga qielli, u kuptua që njërit iu pranua kurbani, ndërsa tjetrit jo. Në popujt e parë, shenjë e pranimit të kurbanit ishte një zjarr që zbriste nga qielli dhe që e përpinte kurbanin. Djali të cilit nuk iu pranua kurbani, i nxitur prej smirës, i tha atij që iu pranua: “Do të të vras.” Por tjetri iu përgjigj me butësi:

Tjetri i tha: “Allahu pranon

(kurban)

vetëm prej të devotshmëve.” -

Kuptimi: Çfarë gjynahu dhe padrejtësie kam bërë unë, që të më vrasësh? Unë thjesht tregohem i devotshëm ndaj Zotit tim, dhe devotshmëria ndaj Tij është detyrë e imja, e jotja dhe e çdokujt. Allahu i Lartësuar i pranon punët e atyre që tregohen të devotshëm në kryerjen e tyre. Kusht i domosdoshëm që një vepër të pranohet nga Allahu i Madhëruar është të kryerit e saj me sinqeritet vetëm për Atë, me qëllimin për ta kënaqur Atë dhe kryerja e saj sipas porosive të Allahut dhe të Profetit të Tij. Ky është kuptimi i saktë i ajetit. Më pas, ai i drejtohet vëllait të vet dhe i thotë se kurrë nuk do ta dëshironte vrasjen e tij, as edhe për vetëmbrojtje, madje:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 26 E ardhshme El-Maide • Ajet 28