Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 36 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 36 nga 120 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا لَوْ أَنَّ لَهُمْ مَا فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا وَمِثْلَهُ مَعَهُ لِيَفْتَدُوا بِهِ مِنْ عَذَابِ يَوْمِ الْقِيَامَةِ مَا تُقُبِّلَ مِنْهُمْ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ 36
Përkthim:
Me të vërtetë, mohuesit – sikur të kenë tërë pasurinë që gjendet në tokë, madje edhe njëherë aq, e ta sakrifikojnë për të shpëtuar nga dënimi i Dikës së Kijametit, nuk do të pranohet prej tyre, sepse, për ta ka dënim pikëllues. El-Maide 5:36
Tefsiri:
Sa për ata që mohuan, edhe sikur të jepnin gjithë ç’ka në Tokë, madje edhe një herë aq sa ajo, si shpagim e shpëtim nga dënimi i Ditës së Kijametit, atyre nuk do t’u pranohej. Ata do të kenë një dënim të dhembshëm. Ata do përpiqen të dalin nga Zjarri, por s’kanë për të dalë nga ai. Dënimi i tyre do të jetë i vazhdueshëm. -

Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e keqe të qafirëve në Ditën e Gjykimit dhe për fundin e tyre të tmerrshëm. Edhe sikur të shpenzonin gjithë tokën të mbushur plot me ar, e bashkë me të edhe njëherë sa ajo, kjo nuk do të pranohej prej tyre dhe nuk do t’u sillte asnjë dobi e përfitim. Koha dhe vendi kur mund të pranoheshin kompensimet dhe pendimi, tashmë kanë kaluar me kohë. Tani ka mbetur veçse ndëshkimi i dhimbshëm, torturues dhe i përjetshëm, prej të cilit nuk kanë për të shpëtuar kurrë. Atje do të qëndrojnë në jetë të jetëve.
Shko te videoja e plotë e sures