Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 37 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 37 nga 120 • Shqip


يُرِيدُونَ أَنْ يَخْرُجُوا مِنَ النَّارِ وَمَا هُمْ بِخَارِجِينَ مِنْهَا ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ مُقِيمٌ 37
Përkthim:
Ata dëshirojnë të dalin nga zjarri, por nuk kanë dalje nga ai. Ata i pret dënimi i përhershëm. El-Maide 5:37
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Maide 5:36
Sa për ata që mohuan, edhe sikur të jepnin gjithë ç’ka në Tokë, madje edhe një herë aq sa ajo, si shpagim e shpëtim nga dënimi i Ditës së Kijametit, atyre nuk do t’u pranohej. Ata do të kenë një dënim të dhembshëm. Ata do përpiqen të dalin nga Zjarri, por s’kanë për të dalë nga ai. Dënimi i tyre do të jetë i vazhdueshëm. -

Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e keqe të qafirëve në Ditën e Gjykimit dhe për fundin e tyre të tmerrshëm. Edhe sikur të shpenzonin gjithë tokën të mbushur plot me ar, e bashkë me të edhe njëherë sa ajo, kjo nuk do të pranohej prej tyre dhe nuk do t’u sillte asnjë dobi e përfitim. Koha dhe vendi kur mund të pranoheshin kompensimet dhe pendimi, tashmë kanë kaluar me kohë. Tani ka mbetur veçse ndëshkimi i dhimbshëm, torturues dhe i përjetshëm, prej të cilit nuk kanë për të shpëtuar kurrë. Atje do të qëndrojnë në jetë të jetëve.
Shko te videoja e plotë e sures