Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 40 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 40 nga 120 • Shqip


أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ يُعَذِّبُ مَنْ يَشَاءُ وَيَغْفِرُ لِمَنْ يَشَاءُ ۗ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ 40
Përkthim:
Ti (o Muhammed!), e di me siguri, se të Perëndisë janë pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai dënon kë të dojë dhe falë kë të dojë. Se Perëndia është i Plotëfuqishëm për çdo gjë. El-Maide 5:40
Tefsiri:
nuk e di ti se vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës? Ai ndëshkon atë që do dhe e fal atë që do. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. -

Allahu është Mbreti dhe Sunduesi i qiejve dhe i tokës. Ai vepron dhe përcakton në mbretërinë e Tij çfarë dëshiron, si prej ligjeve të ekzistencës dhe krijimit, ashtu edhe prej ligjeve të Sheriatit dhe fesë. Krijimi është krijimi i Tij dhe ligjet janë ligjet e Tij. Po kështu, edhe falja dhe ndëshkimi janë pushtet i Tij dhe vetëm në Dorë të Tij. Ai i vendos ndëshkimin dhe shpërblimin, krijimin dhe ligjet, sipas urtësisë, mëshirës dhe faljes së Tij të gjerë dhe gjithëpërfshirëse.
Shko te videoja e plotë e sures