Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 41 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 41 nga 120 • Shqip


يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ لَا يَحْزُنْكَ الَّذِينَ يُسَارِعُونَ فِي الْكُفْرِ مِنَ الَّذِينَ قَالُوا آمَنَّا بِأَفْوَاهِهِمْ وَلَمْ تُؤْمِنْ قُلُوبُهُمْ ۛ وَمِنَ الَّذِينَ هَادُوا ۛ سَمَّاعُونَ لِلْكَذِبِ سَمَّاعُونَ لِقَوْمٍ آخَرِينَ لَمْ يَأْتُوكَ ۖ يُحَرِّفُونَ الْكَلِمَ مِنْ بَعْدِ مَوَاضِعِهِ ۖ يَقُولُونَ إِنْ أُوتِيتُمْ هَٰذَا فَخُذُوهُ وَإِنْ لَمْ تُؤْتَوْهُ فَاحْذَرُوا ۚ وَمَنْ يُرِدِ اللَّهُ فِتْنَتَهُ فَلَنْ تَمْلِكَ لَهُ مِنَ اللَّهِ شَيْئًا ۚ أُولَٰئِكَ الَّذِينَ لَمْ يُرِدِ اللَّهُ أَنْ يُطَهِّرَ قُلُوبَهُمْ ۚ لَهُمْ فِي الدُّنْيَا خِزْيٌ ۖ وَلَهُمْ فِي الْآخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌ 41
Përkthim:
O i dërguari i Perëndisë! Mos të brengos ty ajo, që ata shpejt shprehin mosbesimin, të cilët me gojën e tyre thonë: “Besojmë” kurse zemrat e tyre nuk besojnë, dhe Hebrenjt, të cilët trillimet i dëgjojnë shumë dhe të cilët i pranojnë lehtë fjalët e huaja, të atyre që s’kanë ardhur te ti; ata i ngatërruan vendet e fjalëve të tyre dhe thanë: “Nëse kështu gjykohet ndërlikueshëm atëherë pranoni këtë, e nëse nuk gjykohet kështu, atëherë, ruhuni e mos e pranoni. – E, këtë dojë Perëndia ta lë në humbje, ti asgjë nuk do të mund të pengosh Perëndinë për këtë. Këta janë të asaj dore (fare), të cilët Perëndia nuk dëshiron t’ua pastrojë zemrat e tyre. Për ta, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër për ta ka ndëshkim të rëndë. El-Maide 5:41
Tefsiri:

O i Dërguar! Mos u brengos për ata që nguten për në mosbesim, … -

Profeti (a.s)ishte shumë i angazhuar në udhëzimin e njerëzve dhe shqetësohej shumë për ta. Për këtë arsye, nëse ndonjëri prej atyre që, në fakt, thjesht sa shfaqej si besimtar, largohej, kthehej në kufër, Profeti (a.s)trishtohej shumë. Por Allahu i Lartësuar e udhëzoi që të mos shqetësohej për ata lloj njerëzish, sepse ata ishin njerëz të padobishëm. Nëse ishin të pranishëm, nuk sillnin ndonjë dobi, e nëse mungonin, kjo mungesë e tyre nuk ndihej. Pastaj i Madhëruari shpjegon shkakun pse Profeti (a.s)nuk duhet të shqetësohej për këta:

…të cilët me gojët e tyre thonë: “Kemi besuar”, ndërsa zemrat e tyre nuk kanë besuar.… -

Ata për të cilët duhet të shqetësohesh janë besimtarët e vërtetë, me zemër dhe me trup. Allahu i Madhëruar është i pastër nga çdo e metë, që mund të lejojë që besimtarët e vërtetë të kthehen nga besimi i tyre dhe ta lëshojnë fenë e Tij. Nuk ka dyshim se, kur imani futet thellë në zemër, njeriu nuk e braktis kurrë atë dhe kurrë nuk kërkon ta zëvendësojë.

Prej judejve ka shumë që e pasojnë gënjeshtrën dhe i binden një populli që nuk kanë ardhur asnjëherë tek ti

(për të dëgjuar të vërtetën). - Kuptimi: Prej judejve ka të tillë që kurrë nuk të pranojnë, por thjesht pasojnë verbërisht krerët e tyre, të cilët çdo gjë e kanë ndërtuar mbi mashtrimin, humbjen dhe devijimin. Këta krerë, që kanë hapur rrugët e humbjes, nuk erdhën kurrë tek ti për të dëgjuar dhe për të mësuar të vërtetën. Ata të kthyen shpinën dhe u vetëkënaqën me gënjeshtrat e tyre.

Ata i ndryshojnë kuptimet e fjalëve… -

Ata kënaqeshin me tjetërsimin e kumtit të fjalëve, duke u dhënë atyre kuptime të pasakta e të pavërteta, kuptime që Allahu i Madhëruar kurrë nuk i ka synuar dhe dëshiruar. E gjitha kjo, për të devijuar njerëzinë dhe për të refuzuar të vërtetën. Kështu, ata judej pasonin verbërisht ftuesit për në humbje; ata pasonin diçka të pamundur dhe të pavërtetë. Ata nuk e vinin në përdorim logjikën dhe nuk kishin as synimin më të vogël për të gjetur të vërtetën. Për të tillë njerëz, - thotë ajeti, - mos u shqetëso dhe mos të të vijë keq, nëse nuk të pasojnë. Ata janë shumë të mangët, dhe për të mangëtit nuk duhet të brengosesh.

…dhe thonë: “Nëse ju jepet kështu, pranojeni, e nëse nuk ju jepet kështu, atëherë bëni kujdes

(mos e pranoni)!” - Ata i thonin këto fjalë kur shkonin që të dëgjonin gjykimin e Profetit (a.s)për ndonjë çështje të tyre. Por ata nuk kishin qëllim tjetër, veç pasimit të dëshirave të tyre. Kështu, ata i thonin njëri-tjetrit: “Nëse Muhamedi jep këtë lloj gjykimi, që ju vjen pas oreksit, atëherë pranojeni dhe zbatojeni atë. Por nëse ai nuk gjykon sipas dëshirave tuaja, atëherë kujdes dhe mos e pasoni!” Kjo ishte sigurisht një e keqe e madhe, sepse ishte thjesht pasim i dëshirave dhe pasioneve.

Por atë që Allahu dëshiron ta sprovojë, ti nuk mund ta shpëtosh. -

Kjo i ngjan ajetit kur’ânor: “Ti nuk mund të udhëzosh atë që e do, por është Allahu Ai që udhëzon atë që dëshiron”.

Këta janë ata, të cilëve Allahu nuk do t’ua pastrojë zemrat. -

Pikërisht për këtë arsye erdhi prej tyre ajo që erdhi. Ajeti tregon se, kur dikush gjykon dhe punon me Sheriat thjesht që të përmbushë dëshirat e veta, atëherë kjo është shenjë e papastërtisë së zemrës së tij. Ndryshe thuhet për atë që gjykon me Sheriat duke synuar zbulimin e së vërtetës dhe punën me të dhe, veç kësaj, kënaqet dhe tregon përunjësi në zbatimin e tij. Kjo, pa dyshim, është shenjë e pastërtisë së zemrës, e cila është shkak për arritjen e çdo të mire. Pastërtia e zemrës është faktori dhe burimi kryesor i çdo fjale të drejtë dhe pune të mirë e të pranueshme te Zoti.

Në këtë jetë, ata kanë poshtërim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh. -

Në dynja, atyre të mjerëve, zemrat e të cilëve nuk u pastruan, u takon poshtërimi dhe turpi, ndërsa në ahiret i pret ndëshkimi i dhembshëm në Zjarr dhe zemërimi i të Pamposhturit, Ndëshkuesit të rreptë dhe Nënshtruesit të gjithçkaje.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 40 E ardhshme El-Maide • Ajet 42