e ata që besojnë do të thonë: “A këta janë ata që përbetoheshin, me betimin më të thellë, se ata me të vërtetë janë me ju?” Veprat e tyre kanë dështuar (për shkak të hipokrizisë) dhe ata u dëmtuan. El-Maide 5:53 ⧉
Tefsiri:
Atëherë besimtarët do të thonë: “Këta ishin ata që u betuan në Zotin me betimin më të fortë se ishin me ju? Ata i shkatërruan veprat e veta dhe u bënë prej të humburve” -Besimtarët u çuditën nga fjalët e atyre me zemra të sëmura e thanë: “Këta bënë gjithë ato betime, se do të ishin së bashku me ju, për sa i përket besimit, ndihmës, dashurisë dhe miqësisë. Kurse tani doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë në zemër. Por planet që kurdisën dhe ëndrrat e tyre të këqija për Islamin dhe muslimanët u shkatërruan dhe përfunduan me turp. Po kështu u shkatërruan edhe veprat e tyre, duke u bërë të dëshpëruar dhe të humbur, sepse nuk i arritën dot qëllimet që kishin”.