Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 52 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 52 nga 120 • Shqip


فَتَرَى الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ يُسَارِعُونَ فِيهِمْ يَقُولُونَ نَخْشَىٰ أَنْ تُصِيبَنَا دَائِرَةٌ ۚ فَعَسَى اللَّهُ أَنْ يَأْتِيَ بِالْفَتْحِ أَوْ أَمْرٍ مِنْ عِنْدِهِ فَيُصْبِحُوا عَلَىٰ مَا أَسَرُّوا فِي أَنْفُسِهِمْ نَادِمِينَ 52
Përkthim:
I sheh ti ata, zemrat e të cilëve lëngojnë (nga hipokrizia) se si vrapojnë për të lidhur miqësi me ta duke thënë: “Druajmë se mos po na goditë ndonjë fatkeqësi”. E, Perëndia do t’i sjell fitoren ose diçka tjetër nga ana e Tij, e prandaj, për atë që kanë fshehur në veten e tyre do të pendohen, El-Maide 5:52
Tefsiri:

Ata, në zemrat e të cilëve ka sëmundje, ti do t'i shohësh të rendin drejt tyre

(jehudëve)... - Kuptimi: Do t’i shohësh dhe dëgjosh ata, që në zemrat e tyre kanë sëmundjen e dyshimit, hipokrizisë dhe besim të dobët, të thonë se miqësohen me ata vetëm për nevojë:

Kemi frikë se mos po na godet ndonjë e keqe. -

Kuptimi: Druhemi se ndoshta fitorja do të jetë me çifutët dhe të krishterët, prandaj më mirë të ruajmë miqësinë me ta, që, nëse fitojnë, të jemi në anën e tyre. Por, pa dyshim, ky është një mendim i keq për Allahun dhe për fenë e Tij, Islamin. Për këtë arsye, duke kundërshtuar këtë mendim të keq të tyre, Allahu i Lartësuar thotë:

Por Allahu do të sjellë fitoren

(për muslimanët)

ose ndonjë urdhër nga ana e Tij, e atëherë, ata do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në zemrat e tyre. -

Allahu i Madhëruar është i Plotpushtetshëm që t’ua japë fitoren muslimanëve mbi judejtë dhe të krishterët, ose të sjellë ndonjë gjë, për shkak të së cilës munafikët të humbin shpresën se mund të ketë ndonjë fitore për armiqtë e Islamit, duke u dëshpëruar për të keqen që i pret dhe për të mirat që do humbin. Allahu i Plotpushtetshëm u jep fitore muslimanëve mbi çdo armik tjetër dhe e bën Islamin fenë triumfuese mbi çdo fe tjetër në faqen e dheut, dhe kjo sjell trishtim të madh në zemrat e munafikëve dhe qafirëve, që vetëm Allahu e di.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 51 E ardhshme El-Maide • Ajet 53