Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 51 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 51 nga 120 • Shqip


يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا الْيَهُودَ وَالنَّصَارَىٰ أَوْلِيَاءَ ۘ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ ۚ وَمَنْ يَتَوَلَّهُمْ مِنْكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ 51
Përkthim:
O besimtarë! Mos i konsideroni për miq hebrenjt dhe të krishterët! Ata janë miq të njëri-tjetrit. Kushdo që prej jush i konsideron ata për miq, ai është me ta. Me të vërtetë, Perëndia nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët. El-Maide 5:51
Tefsiri:

O ju që keni besuar! Mos i merrni për miq

(e aleatë)

as judejtë e as të krishterët. Ata janë miq

(e aleatë)

për njëri-tjetrin. E kush prej jush i merr për miq

(e aleatë)

ata, ai është prej tyre. -

Duke u treguar besimtarëve cilësitë jo të mira të judejve dhe të krishterëve, Allahu i Madhëruar i këshillon që të mos i zënë si miq e aleatë, sepse ata janë miq e aleatë të njëri-tjetrit kundër të tjerëve. Ata nuk mund të jenë aleatët dhe miqtë e besimtarëve. Përkundrazi, ata janë armiq, të cilët nuk i shqetëson aspak dëmtimi i besimtarëve. Madje, ata nuk kursejnë asgjë për t’i devijuar dhe dëmtuar. Me çifutët e të krishterët miqësohet veçse kush është si ata, siç thotë i Lartësuari: “E kush prej jush i merr për miq (e aleatë)ata, ai është prej tyre.” Miqësia dhe mbështetja e plotë tek ata e bën të detyrueshme kalimin në fenë e tyre. Në të njëjtën mënyrë, miqësitë dhe aleancat e vogla sjellin ato të mëdhatë, derisa të bëhesh njësh me ta.

Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë. -

Ata që kanë padrejtësinë si cilësi të tyre dhe që mbështeten gjithmonë tek ajo, edhe sikur t’u shfaqet çdo lloj prove, kurrë nuk kanë për të ndjekur rrugën e drejtë dhe kurrë nuk do të nënshtrohen për të zbatuar porositë e Zotit. Allahu i Madhëruar, pasi i ndalon besimtarët nga miqësimi dhe aleanca me çifutët dhe të krishterët, na zbulon se ka edhe njerëz që pretendojnë se e besojnë Atë, por që vazhdojnë të jenë miq me ta. Kështu, i Lartësuari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 50 E ardhshme El-Maide • Ajet 52