Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 50 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 50 nga 120 • Shqip


أَفَحُكْمَ الْجَاهِلِيَّةِ يَبْغُونَ ۚ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ اللَّهِ حُكْمًا لِقَوْمٍ يُوقِنُونَ 50
Përkthim:
A mos kërkojnë ata gjykimin e kohës së paganizmit?! E, kush është gjykatës më i mirë se Perëndia për njerëzit që besojnë bindshëm? El-Maide 5:50
Tefsiri:

Vallë, mos po kërkojnë gjykimin e kohës së Padijes? -

Kuptimi: Çfarë kërkojnë ata, kur të kthejnë shpinën dhe refuzojnë t’i nënshtrohen gjykimit tënd? A mos kërkojnë gjykimin e xhahilijetit?! Gjykim injorance quhet çdo gjykim tjetër veç gjykimit të Allahut të Lartësuar dhe Profetit të Tij. Nuk ka mundësi të tretë: ose do të pranosh gjykimin e Zotit dhe të Profetit të Tij, ose do të ndjekësh gjykimin e injorancës. Ai që i kthen shpinën të parit, sigurisht që do të sprovohet me të dytin, i cili është gjykim i ngritur mbi paditurinë e padrejtësinë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e quan “gjykim injorance”. Ndërsa gjykimi i Allahut të Lartësuar është i ndërtuar mbi diturinë e madhe, drejtësinë absolute, barazinë dhe mirësinë, mbi dritën dhe udhëzimin e qartë, siç thotë i Lavdëruari:

Por a ka gjykim më të mirë se ai i Allahut, për një popull që beson bindshëm? -

Kuptimi: Vetëm ata që Zoti i ka pajisur me siguri të plotë, të bazuar në dijen e vërtetë të dhuruar nga Zoti, vetëm ata dinë të bëjnë dallimin mes dy llojeve të gjykimit. Ata dinë të dallojnë bukurinë, mrekullinë, dobinë dhe mirësinë që gjendet në gjykimin e Allahut. Në këtë mënyrë, bëhet detyrë për ta pasimi i gjykimit të Allahut, sepse ky gjykim është në përputhje edhe me ligjet e logjikës.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 49 E ardhshme El-Maide • Ajet 51