Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 61 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 61 nga 120 • Shqip


وَإِذَا جَاءُوكُمْ قَالُوا آمَنَّا وَقَدْ دَخَلُوا بِالْكُفْرِ وَهُمْ قَدْ خَرَجُوا بِهِ ۚ وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا كَانُوا يَكْتُمُونَ 61
Përkthim:
E, kur ju erdhën ata juve, thanë: “Besojmë”, por ata hynë mohues dhe dolën mohues, e Perëndia e di mirë atë që fshehin ata. El-Maide 5:61
Tefsiri:

Kur vijnë te ti, ata thonë: “Kemi besuar”. Por, në fakt, ata hyjnë me kufër dhe largohen me kufër. -

Ata pretendojnë se janë besimtarë, ndërkohë vijnë e shkojnë me mosbesim. Ata thjesht janë mohues, edhe nëse pretendojnë se besojnë. Nuk ka në gjendje më të rëndë se këta të vetëmashtruar. Si nuk e kuptojnë këta të mjerë se:

Allahu e di më së miri se çfarë fshehin ata. -

Pra, Allahu i di shumë mirë veprat e tyre të shëmtuara, mosbesimin dhe hipokrizinë që fshihet në zemrat e tyre. Ai ka për të shpërblyer gjithësecilin sipas punës së bërë, e mirë apo e keqe qoftë. Më pas, Allahu i Madhëruar zbulon mangësitë e tyre, duke treguar kështu ndihmën dhe mbështetjen e Tij për besimtarët:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 60 E ardhshme El-Maide • Ajet 62