Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 62 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 62 nga 120 • Shqip


وَتَرَىٰ كَثِيرًا مِنْهُمْ يُسَارِعُونَ فِي الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَأَكْلِهِمُ السُّحْتَ ۚ لَبِئْسَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ 62
Përkthim:
Ti do t’i shohësh shumë nga ata që vrapojnë në mëkate, në armiqësi dhe në ngrënien e haramit. E, me të vërtetë, të këqija janë ato vepra! El-Maide 5:62
Tefsiri:

Shumë prej tyre i sheh të nguten njëri me tjetrin në gjynahe, në armiqësi dhe në ngrënien e haramit. -

Shumë prej tyre i sheh të babëzitur në poshtërsi dhe padrejtësi, qoftë në lidhje me detyrimet ndaj Krijuesit, qoftë në lidhje me detyrimet ndaj krijesave, duke u shfaqur atyre armiqësi dhe arogancë. Ata, gjithashtu, nuk ruhen nga ngrënia e pasurisë haram. Allahu i Madhëruar nuk thotë thjesht që ata kryejnë gjynahe, por thotë se ata nxitojnë të kryejnë gjynahe. Kjo tregon poshtërsinë, ligësinë dhe shëmtinë e shpirtit të tyre, që e dëshiron aq shumë padrejtësinë, edhe pse pretendojnë se qëndrojnë në nivele të larta.

Sa e shëmtuar është sjellja e tyre! -

Ky është një poshtërim për ta dhe për veprat e tyre të ndyra dhe të ndëshkueshme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 61 E ardhshme El-Maide • Ajet 63