Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 68 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 68 nga 120 • Shqip


قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لَسْتُمْ عَلَىٰ شَيْءٍ حَتَّىٰ تُقِيمُوا التَّوْرَاةَ وَالْإِنْجِيلَ وَمَا أُنْزِلَ إِلَيْكُمْ مِنْ رَبِّكُمْ ۗ وَلَيَزِيدَنَّ كَثِيرًا مِنْهُمْ مَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ مِنْ رَبِّكَ طُغْيَانًا وَكُفْرًا ۖ فَلَا تَأْسَ عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ 68
Përkthim:
Thuaj: O ithtarët e Librit! Ju nuk keni asgjë (në besim), përderisa të mos i përmbaheni Teuratit dhe Inxhilit dhe asaj që iu është shpallur nga zoti juaj, e ajo që t’u ka shpallur ty nga Zoti yt, do t’ua shtojë shumicës së tyre të harbuarit dhe mohimin. E, mos u hidhëro ti (o Muhammed!) për fatin e mohuesve. El-Maide 5:68
Tefsiri:

Thuaj: “O ithtarë të Librit, ju nuk jeni asgjë, derisa të zbatoni Teuratin, Ungjillin dhe atë

(Kur'anin)

që ju zbriti nga Zoti juaj." Shumë prej tyre, kjo

(shpallje)

që t’u zbrit ty do t’ua shtojë largimin dhe mohimin. Po ti mos u ligështo për popullin që nuk beson. -

U thuaj ithtarëve të Librit, duke vënë në dukje devijimin dhe humbjen e tyre: Ju nuk jeni askund në çështjet tuaja fetare. Ju nuk e besoni Muhamedin a.s, as Kur’ânin, as Profetin tuaj, as Librin që ju dha atij. Ju nuk e besoni të vërtetën e sigurt dhe nuk keni asnjë themel ku qëndroni. Ju do të vazhdoni të jeni të humbur, derisa të ndryshoni dhe të zbatoni Teuratin, Ungjillin dhe Kur’ânin, që ju zbriti nga Zoti juaj. Në fakt, kështu do të vazhdoni të jeni, derisa të zbatoni atë që e shpalli Zoti juaj, i Cili kujdeset për ju dhe që vazhdimisht zbret mirësitë e Tij mbi ju. Mirësia më e madhe që ju ka dhuruar është zbritja e librave hyjnorë, si udhëzim dhe ligj për ju. Prandaj për këto mirësi është detyrë për ju që të shprehni mirënjohjen e thellë dhe përunjësinë ndaj Dhuruesit. Mirënjohja shprehet duke zbatuar porositë dhe ligjet e Zotit, duke plotësuar me besnikëri amanetin e ngarkuar prej Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 67 E ardhshme El-Maide • Ajet 69