Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 69 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 69 nga 120 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَالَّذِينَ هَادُوا وَالصَّابِئُونَ وَالنَّصَارَىٰ مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَعَمِلَ صَالِحًا فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ 69
Përkthim:
Ata që besojnë, madje Hebrenjt, të krishterët dhe Sabi’inët; - kushdo që beson Perëndinë (si është urdhëruar), jetën tjetër dhe punon vepra të mira, për ta nuk ka kurrfarë droje as mërzie. El-Maide 5:69
Tefsiri:

Ata që besuan

(në Kur'anin)

, judejtë, sabi’inët e të krishterët, kushdo prej tyre që besoi në Allahun e Ditën e Gjykimit

(me besim të drejtë)

dhe bëri vepra të mira

(sipas shpalljes së Zotit)

për ta nuk do të ketë frikë e as pikëllim. -

Allahu i Madhëruar na flet për ithtarët e të gjithë librave të Tij: të Kur’ânit, Teuratit ose Ungjillit, dhe na njeh me rrugën e lumturisë të secilit prej tyre. I Lartësuari na tregon se kjo rrugë ka qenë e njëjtë për çdo popull, në çdo kohë. Besimi i sinqertë në Allahun Një dhe të Pashoq, besimi në Ditën e Llogarisë dhe kryeja e veprave të mira, ashtu siç i kërkon besimi i pastër dhe i drejtë (i sqaruar nga profetët e Zotit). Në të gjitha kohërat, çdokush që ka kryer këto detyra nuk ka pse të frikësohet dhe as të brengoset: nuk ka pse të frikësohet për të ardhmen dhe nuk ka pse të brengoset për të kaluarën. Ky është një gjykim i pandryshueshëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 68 E ardhshme El-Maide • Ajet 70