Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 81 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 81 nga 120 • Shqip


وَلَوْ كَانُوا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالنَّبِيِّ وَمَا أُنْزِلَ إِلَيْهِ مَا اتَّخَذُوهُمْ أَوْلِيَاءَ وَلَٰكِنَّ كَثِيرًا مِنْهُمْ فَاسِقُونَ 81
Përkthim:
Sikur t’i besonin ata Perëndisë, Pejgamberit dhe asaj që i është shpallur atij, nuk do t’i merrnim ata (mohuesit) për miq. Por, shumica prej tyre janë mëkatarë. El-Maide 5:81
Tefsiri:

Nëse me të vërtetë do të besonin në Allahun, Profetin dhe Shpalljen që i zbriti atij, atëherë nuk do t’i zinin për miq

(e mbrojtës)

ata. -

Besimi i vërtetë tek Allahu, te Profeti dhe te Shpallja e Tij, e detyron robin që të miqësohet dhe ta dojë Allahun, Zotin e Tij, të afrohet dhe miqësohet me miqtë e Allahut dhe të besimtarëve. Po ashtu, si kusht i saktësisë së besimit në Allahun dhe i miqësisë me Të është distancimi nga armiqtë e Allahut dhe mosafrimi i tyre. Duke qenë se ata nuk e plotësuan këtë kusht, kjo tregon se ata nuk kishin iman.

Por, shumica e tyre i shkelin kufijtë

(e Zotit). - Pra, shumica e tyre i kalojnë kufijtë e Allahut, duke mos iu bindur Atij dhe të Dërguarit. Pjesë e mosbindjes dhe shkeljes së kufijve ishte dhe miqësimi me armiqtë e Allahut të Lartësuar .
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 80 E ardhshme El-Maide • Ajet 82