Ti do të vëresh se njerëzit me armiqësinë më të fortë kundër besimtarëve janë judejtë dhe idhujtarët. -
Këto dy grupacione, në mënyrë kategorike janë më armiqësoret ndaj Islamit dhe muslimanëve. Ato janë në krye të armiqve që përpiqen më së shumti për dëmtimin e muslimanëve dhe të Islamit. Kjo ndodh për shkak të urrejtjes së madhe në zemrat e tyre dhe për shkak të padrejtësisë, smirës, inatit dhe mohimit të së vërtetës, me të cilët ata janë edukuar dhe kanë mbushur shpirtin e tyre.Ndërsa më të butët me besimtarët janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”, -
Allahu i Lartësuar tregon disa shkaqe të këtij afrimiteti:sepse prej tyre ka të ditur dhe adhurues asketë,... -
Prej tyre ka dijetarë e asketë, që përpiqen e mundohen shumë me adhurimet e tyre. Pa dyshim, dashuria, asketizmi dhe adhurimet e shumta e zbusin zemrën dhe e bëjnë më të dhembshur. Ato e ruajnë zemrën nga ashpërsia dhe ftohtësia. Për këtë arsye, zemrat e tyre nuk kanë vrazhdësinë që i karakterizon judejtë, dhe as egërsinë, që i karakterizon idhujtarët....të cilët nuk tregohen kryeneçë. -
Pra, ata nuk i karakterizon arroganca ndaj së vërtetës dhe mosnënshtrimi ndaj saj. Kjo i bën ata që të jenë më të afërt dhe më të dashur me muslimanët. Nuk ka dyshim se një njeri modest dhe i përulur është më pranë mirësisë sesa një arrogant e kryeneç.