Ata thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra, na regjistro ndër ata që do të dëshmojnë!" -
Ata që do dëshmojnë janë ndjekësit e Muhamedit a.s, të cilët dëshmojnë për njëshmërinë e Allahut, për vërtetësinë e besnikërinë e Muhamedit a.s, për vërtetësinë e besnikërinë e të gjithë profetëve të tjerë, si dhe për vërtetësinë e shpalljeve prej Allahut të Madhëruar. Ky umet, gjithashtu, do të dëshmojë për të gjithë popujt: a i kanë besuar apo mohuar profetët e tyre. Ky umet është i drejtë dhe dëshmia e tij është e pranueshme, sikurse ka thënë i Madhëruari: “Dhe kështu, Ne ju bëmë ju një popull të ekuilibruar, për të qenë dëshmitarë (Ditën e Gjykimit) për popujt. Edhe i Dërguari ka për të qenë dëshmitar për ju...”. [Bekare 143]. Me sa duket, këta besimtarë nga mesi i ithtarëve të Librit u qortuan dhe u luftuan për shkak të besimit të tyre te Muhamedi a.s, prandaj thanë: