Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 84 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 84 nga 120 • Shqip


وَمَا لَنَا لَا نُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَمَا جَاءَنَا مِنَ الْحَقِّ وَنَطْمَعُ أَنْ يُدْخِلَنَا رَبُّنَا مَعَ الْقَوْمِ الصَّالِحِينَ 84
Përkthim:
E përse të mos besojmë Perëndinë dhe të Vërtetën (Kur’anin), që na është dërguar, kur shpresojmë se edhe neve Zoti ynë do të na shpie me njerëz të mirë. El-Maide 5:84
Tefsiri:
Përse të mos besojmë në Allahun dhe në të Vërtetën që na ka ardhur, kur ne duam që Zoti ynë të na bashkojë me njerëzit e mirë? -

Pra, çfarë na pengon ne që të mos besojmë Allahun, ndërkohë që e Vërteta na erdhi e qartë. Kjo e vërtetë që na erdhi nuk pranon dyshime dhe luhatje. Ne shpresojmë që, me pasimin e saj, Zoti ynë të na fusë në Xhenet dhe të na bashkojë me vepërmirët. A nuk është normale që robi të nxitojë dhe të garojë madje, që të nënshtrohet e të punojë sipas fesë së drejtë dhe të mos largohet kurrë prej saj?! Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:
Shko te videoja e plotë e sures