Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 85 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 85 nga 120 • Shqip


فَأَثَابَهُمُ اللَّهُ بِمَا قَالُوا جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ وَذَٰلِكَ جَزَاءُ الْمُحْسِنِينَ 85
Përkthim:
E Perëndia do t’i shpërblejë ata për fjalët që thanë (që besuan) me kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë. E ky është shpërblimi i bamirësve. El-Maide 5:85
Tefsiri:
Për këtë thënie, Allahu i ka shpërblyer me kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për vepërmirët. -

Për shkak se dëshmuan të vërtetën dhe shfaqën hapur nënshtrimin ndaj Allahut, Ai i shpërbleu me Xhenet. Ky ajet flet për ata të krishterë të cilët e besuan Muhamedin a.s, si Nexhashiu etj. Në fakt, mes tyre do të gjesh gjithmonë nga ata që e zgjedhin Islamin, pasi u qartësohet kotësia e fesë së mëparshme të transformuar e ndryshuar nga të padrejtët. Pa dyshim, këta janë më pranë Islamit dhe mundësisë për ta pranuar të vërtetën sesa judejtë dhe idhujtarët. Pas shpërblimit të vepërmirëve, i Lartësuari vijon të përmendë ndëshkimin e vepërkëqijve:
Shko te videoja e plotë e sures