Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 97 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 97 nga 120 • Shqip


جَعَلَ اللَّهُ الْكَعْبَةَ الْبَيْتَ الْحَرَامَ قِيَامًا لِلنَّاسِ وَالشَّهْرَ الْحَرَامَ وَالْهَدْيَ وَالْقَلَائِدَ ۚ ذَٰلِكَ لِتَعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَأَنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ 97
Përkthim:
Perëndia e bëri Qaben – Shtëpi të shenjtë që njerëzit t’i kryejnë detyrat fetare dhe muajin e shenjt, kurbanin dhe kurbanin e shënuar. Këto të gjitha, i bëri, për të ditur se Perëndia di çdo gjë në qiej dhe në Tokë dhe që Perëndia është i Gjithëdijshëm. El-Maide 5:97
Tefsiri:

Allahu e bëri Qaben, Shtëpinë e Shenjtë, vend rimëkëmbjeje për njerëzit; edhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin,... -

Allahu i Madhëruar e bëri Qaben dhe adhurimet që kryen në të si rimëkëmbëse të njerëzve. Nëpërmjet adhurimeve të kryera në Shtëpinë e Lashtë, Allahu i Madhëruar u rimëkëmb njerëzve besimin dhe çështjet e tyre të dynjasë. Ato plotësojnë Islamin dhe fshijnë gjynahet e tyre. Duke synuar këtë faltore madhështore, njerëzit arrijnë mirësitë dhe bujarinë e pakufishme të Allahut të Lartësuar, sepse për ta vizituar atë shpenzohen pasuri dhe kryhen sakrifica të mëdha. Atje grumbullohen muslimanë nga çdo vend i botës, ku njihen dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Ata këshillohen dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për çështje të ndryshme, fetare ose jofetare. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Thirr ndër njerëz për haxh: ata do të vijnë në këmbë e (hipur) në deve të rraskapitura ngaqë vijnë prej rrugëve të thella e vendeve të largëta, për të parë të mirat që u janë falur atyre dhe për të madhëruar emrin e Allahut në ditë të caktuara për bagëtitë të cilat Ai ua ka dhënë (për kurban). Hani pra prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni të varfrin dhe nevojtarin.” [Haxh 27, 28]. Pikërisht se Qabeja është rimëkëmbëse e njerëzve, disa dijetarë kanë thënë se kryerja e haxhit është farz kifaje çdo vit.Kësisoj, nëse të gjithë njerëzit nuk do ta kryenin haxhin në Shtëpinë e Shenjtë, çdokush që e ka pasur mundësinë për kryerjen e saj do të ishte gjynahqar. Madje, nëse njerëzit të tërë do ta braktisnin haxhin, kjo do të shënonte rrënimin e tyre, pasi do humbte faktori që sjell rimëkëmbjen e mirësive të tyre, dhe Kijameti do të ndodhte shpejt.

...edhe ato me qafore -

Po kështu, si dobi për njerëzit janë edhe bagëtitë e shënuara me qafore, të cilat janë llojet më të mira të kurbaneve, nëpërmjet të cilave fitohet shpërblimi nga Allahu i Madhëruar.

Këtë, që ta dini se Allahu e di çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në tokë dhe se Allahu Di gjithçka. -

Dhe pikërisht prej diturisë dhe urtësisë së Tij, Ai bëri Shtëpinë e Shenjtë. Ai e di shumë mirë për çdo mirësi tonën në dynja dhe ahiret.Ndërsa haxhi një herë në jetë është farz ajn, për atë njeri që ka mundësi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 96 E ardhshme El-Maide • Ajet 98