Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Maide — Ajet 98 (Shqip) — Video

El-Maide • Ajet 98 nga 120 • Shqip


اعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ وَأَنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ 98
Përkthim:
Dinie se Perëndia është ndëshkues i rreptë dhe se është falës e mëshirues. El-Maide 5:98
Tefsiri:

Dijeni se Allahu e ka ndëshkimin të rreptë dhe dijeni se Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Kuptimi: Njohja e këtyre dy fakteve le të jetë gjithmonë në zemrat tuaja, duke qenë të sigurt për to. Dijeni dhe kujtojeni vazhdimisht se Allahu është Ndëshkues i rreptë. Ndëshkimi i Tij godet në këtë dynja dhe në ahiret ata që nuk i binden Atij. Por dijeni dhe kujtojeni vazhdimisht që Allahu është gjithashtu Falës i Madh e Mëshirëplotë, në dynja dhe ahiret, për ata që i binden. Kjo njohje do të bëjë që në zemrat tuaja të lindë dhe të forcohet frika nga ndëshkimi i Tij dhe shpresa për faljen, mëshirën dhe shpërblimin e Tij. Ajo, gjithashtu, do t’ju nxisë që të punoni me këtë frikë dhe shpresë. Pastaj i Lartësuari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Maide • Ajet 97 E ardhshme El-Maide • Ajet 99