Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 14 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 14 nga 45 • Shqip


وَأَصْحَابُ الْأَيْكَةِ وَقَوْمُ تُبَّعٍ ۚ كُلٌّ كَذَّبَ الرُّسُلَ فَحَقَّ وَعِيدِ 14
Përkthim:
edhe banorët e Ejkës dhe populli i Tubbas; të gjithë ata i kanë përgënjeshtruar pejgamberët dhe ndaj tyre u sendërtua dënimi Im. Kaf 50:14
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Kaf 50:12

Para tyre mohuan populli i Nuhut, banorët e Ressit, populli i Themudit, Adi, Faraoni, vëllezërit e Lutit, banorët e Ejkes dhe populli i Tubbeit. -

Pas përmendjes së disa shenjave të mëdha, Allahu i Lartësuar u tërheq vërejtjen njerëzve, duke u kujtuar ndëshkimet që goditën mbi popujt e mëparshëm, të cilët shpërfillën shenjat dhe porositë e Tij. Ai i këshillon ata që të mos vazhdojnë me mohimin dhe shpërfilljen e Librit dhe Profetit të Tij, që të mos ndëshkohen si popujt e hershëm. Allahu i Lartësuar përmend disa nga këta popuj dhe profetët e tyre. Kështu, Profeti Nuh (a.s.) u refuzua nga populli i tij. Populli i Themudit refuzoi profetin Salih, populli i Adit mohoi profetin Hud, vëllezërit e Lutit refuzuan profetin Lut, banorët e Ejkes refuzuan profetin Shuajb. Edhe banorët e Tubbeit refuzuan profetët e tyre. Tubbei quhej çdo mbret që sundonte në Jemen në kohët e shkuara, para Islamit. Allahu i Lartësuar nuk na tregon për emrin e profetit që u dërgua në popullin e Tub-beit, por na tregon që ata e mohuan atë.

Të gjithë mohuan profetët, prandaj merituan ndëshkimin Tim. -

Të gjithë këta popuj i refuzuan profetët që Zoti dërgoi ndër ta, prandaj merituan ndëshkimin e paralajmëruar të Tij. Për këtë arsye, edhe ata që mohonin udhëzimin e profetit Muhamed nuk ishin më të mirë se popujt e ndëshkuar më herët, ashtu si edhe profeti Muhamed nuk ishte më pak i vlefshëm se profetët e dërguar para tij. Prandaj edhe ata i priste i njëjti ndëshkim, nëse vazhdonin të bënin të njëjtin krim! Pastaj Allahu i Madhëruar u sjell një provë tjetër, që të binden plotësisht për fuqinë e Tij të plotë për të ringjallur krijesat:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 13 E ardhshme Kaf • Ajet 15