Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 15 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 15 nga 45 • Shqip


أَفَعَيِينَا بِالْخَلْقِ الْأَوَّلِ ۚ بَلْ هُمْ فِي لَبْسٍ مِنْ خَلْقٍ جَدِيدٍ 15
Përkthim:
E, vallë, mos jemi lodhur Ne gjatë krijimit të parë? Jo, por ata dyshojnë në krijimin e sërishëm. Kaf 50:15
Tefsiri:

Vallë, a mos u lodhëm Ne me krijimin e parë?! -

Kuptimi: Vallë, a mos e patëm të vështirë krijimin për herë të parë, që të mendoni se rikrijimi është i pamundur?! Jo, sigurisht që nuk është kështu. Asgjë nuk është e pamundur për pushtetin absolut të Sunduesit të gjithësisë. Ai që i krijoi ata për herë të parë nga hiçi, është i Plotfuqishëm për t’i rikthyer në jetë, edhe pse do të jenë bërë dhé.

Jo, por ata kanë dyshim për krijimin e ri. -

Jobesimtarët vazhdojnë të kenë pasiguri, megjithëse ajo është e pakup-timtë, sepse Ai që krijoi gjithçka nga hiçi, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëditur që t’i rikrijojë ata nga mbetjet e tyre në tokë. Edhe logjikisht, rikthimi i tyre në jetë është më i thjeshtë për t’u arritur, sikurse thotë i Lavdëruari në një ajet tjetër: “Dhe është Ai që e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë, dhe ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Të. Atij i takon për-shkrimi më i lartë në qiej e në Tokë dhe Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.”. [Rum 27].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 14 E ardhshme Kaf • Ajet 16