Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 16 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 16 nga 45 • Shqip


وَلَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنْسَانَ وَنَعْلَمُ مَا تُوَسْوِسُ بِهِ نَفْسُهُ ۖ وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنْ حَبْلِ الْوَرِيدِ 16
Përkthim:
Na e kemi krijuar njeriun dhe Na dimë çka i pëshpërit shpirti atij, se Ne (me dijeninë Tonë) jemi më afër se damari i tij i qafës, Kaf 50:16
Tefsiri:

Ne e kemi krijuar njeriun dhe Ne dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete. Ne jemi më afër tij se damari i qafës së vet. -

Allahu i Madhëruar na tregon se Ai është i vetmi Krijues dhe është Ai që e krijoi njeriun. Ai është i Gjithëditur për atë që ka krijuar. Madje, Allahu di në hollësi edhe atë që njeriu pëshpërit në veten e vet. Ai di atë që e shfaqim dhe atë që e mbajmë fshehur. Allahut nuk i fshihet asgjë në qiell dhe në Tokë, sado e vogël të jetë ajo. Ai është Mbikëqyrësi, Gjithëshikuesi, Dëshmuesi i gjithçkaje që ndodh në gjithësinë, që vetë e krijoi. Askush nuk mund të jetë më i ditur për krijesat sesa Allahu, që i krijoi ato. Allahu është pranë njerëzve, madje më pranë sesa damari i qafës së tyre. Kjo duhet të forcojë tek ne ndjenjën e drojës dhe edukatën me Krijuesin tonë. E si mund të ndihesh ndryshe, kur ndien kaq pranë shikimin e Atij që di të shfaqurën dhe të fshehurën, që di dhe sheh çdo mendim që vërtitet në shpirtin e njeriut?! Ai të sheh në çdo gjendje, në çdo kohë dhe kudo që të jesh. Kjo duhet ta na bëjë të kemi turp dhe të mos lejojmë që Allahu i Lartësuar të na gjejë duke vepruar, folur apo menduar keq, në kundërshtim me urdhëresat e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 15 E ardhshme Kaf • Ajet 17