Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 17 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 17 nga 45 • Shqip


إِذْ يَتَلَقَّى الْمُتَلَقِّيَانِ عَنِ الْيَمِينِ وَعَنِ الشِّمَالِ قَعِيدٌ 17
Përkthim:
(dhe nga të dy engjëjt) të cilët i rrinë atij nga ana e djathtë dhe e majtë, Kaf 50:17
Tefsiri:

Dy melekë qëndrojnë pranë tij, në të djathtë dhe në të majtë. -

Njeriu duhet të kujtojë vazhdimisht edhe praninë e dy melekëve të nderuar, që i qëndrojnë njëri në të majtë dhe tjetri në të djathtë, për të shkruar çdo fjalë e vepër të tij. Ai duhet ta respektojë praninë e tyre, duke mos e lejuar veten në fjalë dhe vepra jo të denja për besimtarin dhe që nuk e kënaqin Zotin e botëve. Asnjë fjalë dhe vepër nuk u shpëton këtyre shkruesve besnikë të Zotit të botëve.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 16 E ardhshme Kaf • Ajet 18