Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 37 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 37 nga 45 • Shqip


إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَذِكْرَىٰ لِمَنْ كَانَ لَهُ قَلْبٌ أَوْ أَلْقَى السَّمْعَ وَهُوَ شَهِيدٌ 37
Përkthim:
Me të vërtetë, për të gjitha këto ka këshillë për atë që ka mend ose që dëgjon, e që është i përqëndruar. Kaf 50:37
Tefsiri:

Të gjitha këto janë fakte për cilindo që ka zemër, që dëgjon me vëmendje dhe dëshmon. -

Këto fakte janë të vlefshme për çdo njeri që ka zemër të gjallë, të madhe, të pastër e të shëndetshme. Të tillë njerëz, kur dëgjojnë faktet e Zotit, reflektojnë, kujtojnë, nxjerrin mësime dhe lartësohen në grada te Zoti i tyre. Këto fakte janë të vlefshme edhe për njerëzit që i dëgjojnë me vëmendje ato, të përqendruar me zemrën e tyre. Për të gjithë këta, ky Kur'an është mësim, shërim, kujtim, udhëzim dhe mëshirë. Ndërsa ata që i kthejnë shpinën udhëzi-mit dhe nuk iu vënë veshin ajeteve të Zotit, ata nuk përfitojnë gjë prej tyre. Të tillët nuk e pranojnë udhëzimin dhe urtësia e Allahut nuk e ka përcaktuar që ata të udhëzohen.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 36 E ardhshme Kaf • Ajet 38