Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 38 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 38 nga 45 • Shqip


وَلَقَدْ خَلَقْنَا السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ وَمَا مَسَّنَا مِنْ لُغُوبٍ 38
Përkthim:
Ne, kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet mes tyre për gjashtë ditë (periudha kohore), dhe nuk na përshkoi kurrëfarë lodhje. Kaf 50:38
Tefsiri:

Ne krijuam qiejt e Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh ... -

Allahu i Lartësuar na tregon për pushtetin e Tij madhështor dhe të padiskutueshëm, me të cilin i krijoi të gjitha krijesat. Ai i krijoi ato për gjashtë ditë. Dita e parë e krijimit ishte e diela dhe e fundit ishte dita e xhuma.

...pa ndier aspak lodhje. -

Me gjithë madhështinë e këtyre krijesave, Allahu i Lartësuar nuk pati lodhje dhe aspak vështirësi. Atëherë, Ai që i bëri këto krijime madhështore pa asnjë vështirësi dhe lodhje, Ai është i Plotfuqishëm që t’i ringjallë të vdekurit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 37 E ardhshme Kaf • Ajet 39