Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 6 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 6 nga 45 • Shqip


أَفَلَمْ يَنْظُرُوا إِلَى السَّمَاءِ فَوْقَهُمْ كَيْفَ بَنَيْنَاهَا وَزَيَّنَّاهَا وَمَا لَهَا مِنْ فُرُوجٍ 6
Përkthim:
A, nuk e kanë shikuar ata qiellin që qëndron mbi ta, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, e i cili nuk ka kurrfarë të mete (çrregullimi)! Kaf 50:6
Tefsiri:
Pasi foli për gjendjen e jobesimtarëve që mohuan profetët, Allahu i Lartësuar i fton ata që të vështrojnë shenjat e Tij në natyrë, për të mësuar mbi pushtetin absolut të Tij. Kështu, i Madhëruari thotë:

A nuk e vështrojnë qiellin sipër tyre, ... -

Nuk është e nevojshme që të lodhesh shumë për të konstatuar madhështinë e Allahut dhe të krijimit të Tij të mrekullueshëm. Mjafton të hedhësh vështrimin lart në qiell, për të parë rregullsinë dhe bukurinë e krijimit të Zotit të gjithësisë.

...se si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, pa lejuar në të asnjë të çarë?! -

Vëreni se si e kemi ndërtuar qiellin, me rregullsinë dhe qëndrueshmërinë e tij të pabesueshme. Pastaj shihni yjet, që e zbukurojnë atë për çdo sy që sheh. Në këtë madhështi nuk mund të vëresh asnjë të çarë, asnjë defekt apo çrregullim. Allahu i Lartësuar e ka bërë qiellin si çati mbrojtëse për krijesat e tokës dhe ka vendosur në të gjëra që konsiderohen si domosdoshmëri për jetën në tokë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 5 E ardhshme Kaf • Ajet 7