Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Kaf — Ajet 7 (Shqip) — Video

Kaf • Ajet 7 nga 45 • Shqip


وَالْأَرْضَ مَدَدْنَاهَا وَأَلْقَيْنَا فِيهَا رَوَاسِيَ وَأَنْبَتْنَا فِيهَا مِنْ كُلِّ زَوْجٍ بَهِيجٍ 7
Përkthim:
E, Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë që nga ajo të mbijnë gjithfarë lloj bimësh të bukur, Kaf 50:7
Tefsiri:

Edhe Tokën e kemi shtrirë dhe kemi vendosur në të male përforcuese. -

Vështroni Tokën, se si Allahu i Lartësuar e shtriu dhe e bëri të qëndrueshme për banorët e saj. Ai e rregulloi atë, në mënyrë që çdo krijesë të mund të jetojë dhe t’i plotësojë nevojat e veta në të. Allahu i Lartësuar vendosi në Tokë malet, që shërbejnë si përforcuese të saj, që ajo të mos ishte e lëkundshme dhe e pabanueshme.

Ne kemi bërë që në të të mbijnë larmi bimësh të bukura. -

Përveç qëndrue-shmërisë, Allahu i Lartësuar e pajisi Tokën me gjithçka të nevojshme për zhvillimin e bimësisë, me të gjithë larmishmërinë dhe hijeshinë e saj. Kush vështron këtë bimësi, gjen kënaqësi dhe çlodhje, ai që mediton rreth tyre, habitet dhe mrekullo-het, ai që pret prodhimin e tyre, qetëso-het dhe gëzohet. Allahu i Lartësuar e solli këtë mirësi si ushqim për bijtë e Ademit dhe për kafshët e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Kaf • Ajet 6 E ardhshme Kaf • Ajet 8